Politikë

Objektivi i PS në Tiranë? Majko për Report Tv: S’kanë rëndësi numrat! Jemi në sulm, jo duke u marrë se a ka frikë ‘filani’ të zgjidhet deputet! Me PS në BE, opozita e përçarë

8 Prill, 19:45| Përditesimi: 9 Prill, 10:07

  • Share

Kanë mbetur edhe 33 ditë nga dita e zgjedhje ku shqiptarët do të zgjedhin se kush do ti qeverisë në 4 vitet e ardhshme, ndërsa për pak ditë partitë do të çelin zyrtarisht edhe fushatën.

Lidhur me këtë u diskutua edhe në emision ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, ku deputeti i PS Pandeli Majko në një lidhje live nga Kavaja tha se e vetmja forcë që mund të çojë Shqipërinë në BE është PS. Sipas tij, opozita është përçarë dhe ende nuk është gati që të marr drejtimin e vendit.

‘Nuk besoj se jemi duke diskutuar që vetëm ne mund ta realizojmë këtë mundësi që po i troket Shqipërisë, ajo që ka rëndësi është se opozita është e përçarë që do ti afrojnë një kosto të rritur vendit nëse do të zgjidheshin si drejtues. Ne jemi afër derës së BE dhe opozita nuk është gati që të marr frenat e drejtimit të vendit, ka dhënë shfaqje të rënda me mënyrën se si i kanë zgjidhur problemet e tyre të brendshme.

Diskutohet anëtarësimi në BE dhe ne nuk mund të përsërisim të njëjtat gabime me të njëjtët njerëz që janë sot në opozitë. Mendoj se jemi duke diskutuar një histori që ka të bëjë se kush do të ndërtojë një marrëdhënie të rëndësishme me Brukselin. Sot shqiptarët janë më shumë se asnjëherë afër këtij procesi dhe kjo është arsyeja që vota për PS këtë radhë të shihet si një votë pa barrierë dhe si një votë për Shqipërinë’, tha ai.

I pyetur nëse e tremb ideja se kandidon në listën e hapur në këto zgjedhje, Majko tha se e sheh si përgjegjësi. Ai i lidhi këto zgjedhje me anëtarësimin në BE, për të cilin tha se Shqipëria është shumë afër.

‘Kjo është një përgjegjësi dhe merret si përgjegjësi, si e kanë marr edhe kolegët e mi. Unë jam pjesë e qarkut më të madhe dhe po mbledhim vota për PS, numrin 5. Është zona më delikate e qarkut të Tiranës dhe më e vështirë, por e bënë betejën edhe më interesante dhe na rrit përgjegjësinë. Unë jam këtu edhe me kandidatë të tjerë dhe jemi duke punuar të gjithë bashkë. Këto zgjedhje nuk lidhen vetëm me 140 vende në parlament, por jemi kaq afër dyerve të BE dhe nuk duhet që të përsërisim gabimin që u bë në ‘96 dhe ‘97. Në 1996 u vodhën zgjedhjet dhe në ‘97 ishte një çmenduri që ne akoma e vuajmë edhe sot’, tha ai.

Majko tha se fushata në zgjedhje duhet që të bëhet për fitoren e PS dhe jo për emrat e kanddiatëve.

‘Çdo kandidatë i listës prej 37 kandidatë të PS ka të drejtë të mbledh vota në të gjithë qarkun e Tiranës, konkurrencë të brendshme sepse e prodhon sistemi, edhe mua më duhet të mbledh vota jo vetëm në Rrogozhinë dhe Kavajë, por në të gjithë qarkun e Tiranës, por ka një gjë të rëndësishme rëndësi të mos e bëjmë fushatën e PS si një fushatë emrash të përveçëm. Mendoj se ndërtimi i këtij sistemi e ka konkurrencën, por në thelb vota është për PS, qëllimi im është të fitoj PS ndër do ishte e kundërta do më vinte shumë rëndë. Kjo është arsyeja pse unë jam në Kavajë në zonë më të vështirë të Tiranës duke qenë një deputet i vjetër dhe më takonte', tha ai. 

Majko nuk preferon të flasë me shifra për mandatet që PS synonin në qarkun e Tiranës, por jo vetëm. Ai thotë se s’kanë rëndësi numrat, por një fushatë unifikuese, duke theksuar se po garojnë me një grup deputetësh të rinj. Faktin që ‘xhaketat’ e vjetra janë në listë të hapur, mes tyre edhe vetë Majko, deputeti thotë se në fushën e betejës janë për sulm dhe jo për t’u marrë me hallin se a do dalë ‘filani’ deputet.

Majko: Këto historitë nëqoftëse, me numra magjikë, nuk bëjnë ndonjë nxitje. Ajo që po bëjmë fushatë është një qeverisje e konsoliduar se i tillë është momenti gjeopolitik që po kalon Shqipëria. Pas 3 mandatesh, edhe mes nesh, socialistëve edhe votuesve të majtë ka pakënaqësi të ndryshme, por për momentin ne mbetemi zgjidhja më e rëndësishme që mund t’i ofrojmë vendit.

Ne po përpiqemi t’i ofrojmë një thirrje të rëndësishme ndërgjegjes së pjesë gri të shoqërisë të mos eksperimentojë me të panjohurën, PS brenda saj ka futur një grup të rëndësishëm deputetësh të rinj, jemi duke bërë fushatë sulmuese me deputetë të rinj e të vjetër. E rëndësishme është të kuptohet që kemi dalë në fushën e betejës për të qenë në sulm, jo në mbrojtje. Jo duke u marrë a ka frikë filani të zgjidhet ose jo deputet.

19 mandate keni marrë 4 vite më parë në Tiranë? Është objektiv i arritshëm?

Majko: Nuk mendoj që falli politik është i rëndësishëm në këto momente, ka synime politike, por për ne tani s’ka rëndësi të parashikojmë numrat, por një fushatë të unifikuar dhe të qartë përballë publikut.

Ai u ndal edhe tek drejtësia, për të cilin tha se PS e mbështet drejtësinë ndryshe nga opozita që kërkon shkrirjen e SPAK.

 ‘Nuk mendoj se goditja e kolegëve të mi ka të bëjë me ndonjë efekt pastrimi është proces delikat dhe ajo që ka të bëjë me drejtësinë i takon drejtësisë ne nuk kemi deklaruar se SPAK do të shkrihet’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?