Zgjedhjet parlamentare 2021/ Vetëvendosja garon me dy kandidatë në Tiranë dhe Lezhë, Bojken Abazi dhe Iliaz Shehun (VIDEO)

21 Janar 2021, 13:26| Përditesimi: 21 Janar 2021, 18:19

  • Share

Një ditë pasi njoftoi kandidimin për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka prezantuar këtë të enjte dy kandidatët e saj.

Vetëvendosja ka zgjedhur dy zona se ku do të garojë, në Tiranë me drejtuesin e saj Bojken Abazin si dhe në qarkun e Lezhës me anë të Iliaz Shehut, aktivist i Vetëvendosjes në Shqipëri dhe pedagog.

Kandidatët e Vetëvendosjes do futen të pavarur në zgjedhje, jo me logon e partisë, ndërsa ka nisur dhe mbledhja e firmave që i duhen për regjistrimin në KQZ.

“Aktivistë të shumtë dhe qytetarë që na përkrahin në këto zgjedhje jam i bindur se ky është momenti i duhur. Ne i besojmë atyre dhe i falenderojmë të gjithë që po e çojnë përpara kandidaturën tonë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Qarku i Tiranës është zona zgjedhore që më kanë besuar kolegët, qytetarët dhe aktivistët që kanë nisur dhe grumbullimin e nënshkrimeve për zyrtarizimin e këtyre kandidaturave. Shqipëria është në një krizë shëndetësore, ekonomike institucionale e morale. Paraja kalon tranzit në Shqipëri. Ky kapital përqëndrohet në pak duar këtu në Shqipëri, në disa oligarkë” – tha Abazi.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • robi: 21/01/2021 18:43

    Me mire do ja jepja voten nje partie serbe se horrit te vetvendosjes Bojken Abazit qe mori pjese ne protestat me molotov tek kryeministria se kishte eksperiencen e Kosoves hunderri.

    Përgjigju
  • Demagogu Populist: 21/01/2021 18:23

    Larg duart nga shteti amë...,nuk na duhet Politika e Albin Kurtit!!!

    Përgjigju
    • Alavanos: 25/01/2021 18:08

      Na duhet në fakt politika e Edi Ramës, Metës dhe Lulzim-Berishës.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?