Qeveria ka njoftuar përmes ministrit Taulant Balla se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në maj, duke i lënë Presidentit të Republikës të zgjedhë vetëm midis datës 4 dhe 11 të këtij muaji. Por pavarësisht se kur do të jetë data e zgjedhjeve, në KQZ po punohet për të përfshirë sa më shumë të rinj në këtë fushatë.
Bashkë me OSBE-në, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndërmerr një fushatë edukimi për të dërguar sa më shumë të rinj, e votues për herë të parë tek kutia e vendimmarrjes.
Do të jenë të rinjtë ata që përmes një konkursi do të zgjedhin edhe sloganin e KQZ-së për këto zgjedhje. Komisioni është duke kërkuar edhe një influencues në rrjetet sociale që do të jetë imazhi i kësaj fushate, pas testit me aktorin Nik Xhelilaj zgjedhjet e shkuara.
Për pranverën e ardhshme, kur do të votohet për Kuvendin e ri, po përgatiten edhe gjykatat.
Përmes një shorti në KLGJ, u zgjodhën 8 anëtarët rinj të Kolegjit Zgjedhor, të cilët do tu vënë vulën përfundimtare konflikteve mes palëve në procesin zgjedhor.
Kolegji i ri do të përbëhet nga gjyqtarët Ornela Naqellari, Alma Kodraliu, Iliba Bezati, Entela Shedula, Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Lutfie Celami.
Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor
1- Ornela Naqellari,
2- Alma Kodraliu
3- Iliba Bezati
4- Entela Shedula
5- Enkel Peza
6- Rexhep Bekteshi
7- Artan Çupi
8- Lutfie Celami
Ore Taulant Balla nga e dinte kete info qe para nje muaji?
Përgjigju