Foto ilustruese

Zgjedhjet parlamentare më 25 prill, investitorët e huaj në Shqipëri letër partive politike

12 Shkurt 2021, 15:06| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 15:12

  • Share

Në kuadër të organizimit të zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë me 25 prill investitorët e huaj u kanë dërguar një letër partive politike, duke i kërkuar të marin hapa konkrete dhe partitë të shprehin qartë programin e tyre politik në lidhje me sfidat kryesore për Shqipërinë.

Disa nga pikat kryesore të kërkesave të investitorëve të huaj në lidhje me sistemin gjyqësor, me rregullat e shtuara për të përmirësuar procedurat tatimore, koordinimi më të mirë midis autoriteteve lokale dhe qeverisë qendrore për të shmangur veprimet arbitrare kundër bizneseve dhe mbështetje për digjitalizimin e mëtejshëm të administratë publike.

Në letrën e tyre theksohet:

1-Nevoja për veprim të menjëhershëm në përmirësimin e sistemit gjyqësor

2-Nevojë për rregulla të përmirësuara proceduriale tatimore.

3-përmirësimin e procesit të lejeve duke pasqyruar nevojat e industrive specifike dhe zvogëlim për vonesat në marrjen e lejeve të ndërtimit, duke integruar procedurat e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit.

4- Sigurimi i një koordinimi më të mirë midis autoriteteve lokale dhe qeverisë qëndrore për të shmangur veprimet arbitrare kundër bizneseve të vendosura në zonat e ndryshme administrative të Shqipërisë.

5-Përmirësim të dialogut me biznesin dhe reagim i duhur për institucionet  përgjegjëse me të cilët investitorët e huaj dhe vendas punojnë në Shqipëri.

6-Mbështetje për digjitalizimin e mëtejshëm të administratë publike.

7-Krijimin e një fondi të fondeve në mënyrë që të sigurohet një nivel më i lartë për bizneset në rastet e katastrofave mjedisore ose krizave të përhapura.

8-Mbështetje për ekonomitë e shkallës duke kombinuar grante publike dhe fonde private në mënyrë që të arrihet më shumë ndikim.

9-Rritja e investimeve publike në arsimin profesional dhe me qëllim përhapjen e kulturës sipërmarrëse midis brezit të ri.

10-Ti japë fokus të lartë konkurrencës për të nxitur investimet.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?