Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet pas një kallëzimi se ka humbur vula e KZAZ në Dropull.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije rasti është denoncuar nga një 36-vjeçar, ku mungesën e vulës e ka konstatuar mbrëmjen e 21 prillit.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin", informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komente
