Në Greqi do të mbahen zgjedhjet parlamentare më 21 maj. Dy shqiptarë janë pjesë e garës për të fituar një karrige në Kuvendin e Greqisë.
Bëhet fjalë për Fatos Malajn dhe Antilian Koxhën. Malaj garon nën siglën e PASOK, ndërsa Antilian Koxha futet në zgjedhjet kombëtare greke me logon e SYRIZA, PS.
Antilian Koxha është diplomuar në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Kretë. Po ashtu shqiptari është president i Rrjetit të Rinisë me Origjine Emigrante “Horizontes”.
Ndërsa Fatos Malaj ka studiuar në Universitetin Harokopion dhe është i specializuar në fushat e kërkimit mbi emigracionin dhe çështjet ndërkulturore.