Kosova & Rajoni

Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë, 29 raste të publikimit të votës

6 Tetor 2019, 13:01| Përditesimi: 6 Tetor 2019, 13:08

  • Share

Sipas DV-së, deri në orën 09:30 në zgjedhjet Parlamentare në Kosovë kanë votuar 6% e qytetarëve me të drejtë vote.

Demokracia në Veprim (DV), në një konferencë për media ka deklaruar se në bazë të të dhënave nga terreni procesi i votimit po rrjedh i qetë. 

Përsa u përket parregullsive në gjetjen e vendvotimit, sipas DV-së janë evidentuar 3 mijë e 695 raste të tilla.

Ndërsa, sa i përket asistencës për të votuar deri në orën 09:30 janë raportuar 5 mijë e 283 raste në 1 e 809 vendvotime. 46 raste janë shënuar kur një person ka ofruar asistencë më shumë se një herë, me këtë parregullsi prinë Prishtina me 12 raste, pastaj Mamusha 6 raste.

E sa i përket publikimit të votave janë shënuar 29 raste në 23 vendvotime.

Këtu prin komuna e Prishtinë me 5 raste, Peja 4, Rahoveci 4 dhe Lipjani 3 raste.

Në këtë periudhë kohore kishte edhe parregullsi si qëndrim i më shumë personave prapa kabinave.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?