Politikë

Rama nga Berati: E gjetëm Beratin me 30 mijë turistë, sot është me 1 milionë! Kryesocialisti shigjeton Metën: Hante sa andej-këndej deri sa i plasi stomaku

1 Maj, 18:47| Përditesimi: 1 Maj, 22:22

  • Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, është ndalur pas Kuçovës në përmbyllje të ditës së sotme, në kuadër të fushatës së 11 majit në Berat. Rama e nisi duke folur për zhvillimin e Beratit dhe transformimet që ka pësuar gjatë qeverisjes së tij, në kuadër të investimeve të reja që janë bërë.

Kryesocialisti tha se kanë gjetur Beratin me 30 mijë turistë, ndërsa në 2024 janë shënuar 1 milionë turistë. Rama foli edhe për rrugën e njohur Lushnje-Berat, e cila ishte një aks problematik, i amortizuar dhe plot gropa, ku pas investimeve të reja u transformua dhe ka ndihmuar turizmin në Berat.

"Të gjithë ata që e kanë jetuar atë kohë e kujtojnë, se vije deri në Lushnje, pastaj futeshe në një shteg plot gropa e pluhur, që nuk të çonte drejt zemrës së një Shqipërie turistike siç është Berati, por sikur të çonte drejt një vendi të shkretë e të zymtë. Kur ne morëm detyrën, ishin 30 mijë vizitorë, ndërsa vjet Berati shënoi 1 milion."-tha Rama. 

Kreu i PS-së nga Berati ka ironizuar edhe Partinë e Lirisë, ku u ka thënë qytetarëve të Beratit se ata e kanë vuajtur mbi kurriz pjesëmarrjen e tyre.

Ai tha se partia e tyre shkonte sa andej-këndej, derisa i plasi stomaku.

“Kujt do t’ia lëmë? Kush do ta bëjë, këneta me bufin që i fiket llampa çdo tre minuta dhe që do gjenerator? Po ku t’ia gjejmë gjeneratorin, me këto partiçkat e reja, që të re kanë vetëm moshën? Ju, këtu në qarkun e Beratit, e keni paguar shtrenjtë ekzistencën e një partie të re, nga një parti e re që nuk e zinte vendi, sa andej, sa këtej, që e kishte oreksin më të madh se ç’ishte stomaku, sa i plasi stomaku, por ama pasojat i paguat ju, i paguan njerëzit kudo. Nëse na vjen neve në dorë, ne do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Nuk ka parti më të re se sa Partia Socialiste” -tha Rama.

Ora 19:40
Rama nga Berati 'shigjeton' Metën: Ju e vuajtët në kurriz një parti të re, që hante sa andej-këndej deri sa i plasi stomaku

Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Berati në kuadër të takimit elektoral të zgjedhjeve të 11 majit. Rama nuk ka kursyer të shigjetojë Partinë e Lirisë ose siç njihej në fillimet e saj si LSI-ja, ku tha se ajo parti kaloi sa në një vend në tjetrin deri sa i plasi stomaku.

“Kujt do ja lëmë? Kush do ta bëjë, këneta me bufin që i fiket llampa çdo tre minuta dhe që do gjenerator. Po ku t’ia gjejmë gjeneratorin, me këto partiçkat e reja. Që të re kanë vetëm moshën. Ju këtu në qarkun e Beratit e keni paguar shtrenjtë ekzistencën e një partie të re nga një parti e re, që nuk e zinte vendi, sa andej, sa këtej, që e kishte oreksin më të madh se sa ç’ishte stomaku, sa i plasi stomaku, por ama pasojat i paguat juve, i paguan njerëzit kudo. Nëse na vjen neve në dorë, ne do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Nuk ka parti më të re se sa Partia Socialiste,” -tha Rama.

Ora 19:19
Balona kalon mbi takimin e Ramës në Berat, kryesocialisti: Ky është Alketi Islami, që e sheh nga lart Shqipërinë prej vitit ‘91! Ai e di sa kemi ndryshuar (VIDEO)

 

Në takimin elektoral të Beratit, gjatë fjalës së Ramës, ka kaluar një balonë e aeronautikës, e cila drejtohej nga fotografi i njohur që kap poza të Shqipërisë nga lartësia. Rama tha se Alketi është shembulli që e njeh Shqipërinë sesa ka ecur në turizëm.

"Ky është Alket Islami, ky është prova e sigurt e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur, se Alketi ka që në ’91 që e sheh Shqipërinë nga lart dhe, duke e parë Shqipërinë nga lart, është bërë një mbështetës i paepur i Partisë Socialiste. Edhe më çon mua herë pas here foto nga lart dhe më thotë: “A sikur t’i merrja ca nga këta që thonë për Shqipërinë që s’ka ecur para, që ta shohin sesi ka ndryshuar në mënyrë marramendëse.”-tha Rama. 

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?