Politikë

'Mos i rri asaj mbi qafë'/ Rama me batuta në takim me të rinjtë: Çfarë po të thoshte ky që s’të linte të më dëgjoje kur flisja për BE-në?Djali: Nuk ta themi dot

28 Prill, 17:55| Përditesimi: 28 Prill, 19:50

  • Share

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim me votuesit për herë të parë në Tiranë, në Pallatin e Sportit "Fahrie Hoti". Rama e nisi me nota humori, duke thirrur një djalë nga salla që të mos i binte më në qafë vajzës që kishte pranë, pasi ajo kishte ardhur për të dëgjuar takimin.

Ai i mori dy të rinjtë në podium, ku mes batutash i pyeti pse nuk po e dëgjonin fjalimin e tij për Bashkimin Evropian. Më pas, Rama ftoi edhe një vajzë tjetër, e cila ndodhej bashkë me dy të rinjtë në sallë, dhe e pyeti për çfarë po flisnin.

Pasi të rinjtë biseduan me kreun e PS-së në podium, Rama i shpërndau të tre në pozicione të ndryshme nga ato ku ndodheshin në fillim të takimit.

Pjesë nga dialogu:


Rama: Te cila njësi je ti? Hajde një çik këtu. Si ka mundësi pas tre mandatesh Edi Rama nuk e futi Shqipërinë në BE dhe kërkon tani dhe një mandat të 4?
Djali: Besoj se nuk kemi ku t’i mbajmë shpresat tjetër veçse te ju.
Rama: Kjo, mund të jetë një përgjigje për një fanatik. Ti je fanatik i PS-së dhe jeni. Dhe thu, që tre mandate, 4, 7, s’kemi ku t’i mbajmë shpresat veçse te këta. Me këtë përgjigje ti s’i mbush dot mendjen të tjerëve. Se ti na duhesh që t’i mbushësh mendjen dhe dikujt tjetër. Jo që të lësh këtë që mos të marrë vesh se kush është përgjigjia.
Rama, pyet vajzën: Ti e di përgjigjen se ne kur kemi 3 mandate përse na duhet dhe i katërti?
Vajza: Nuk e di.
Rama: Edhe ti te Njësia 9. Ti nuk e di se s’të la ky, po ti nuk doje ta dish ngaqë s’të la ky.
Rama: Jeta politike dhe këto situata nuk janë si në shkollë, shko atij të rri bëj mësime, këtu hidhen shikime, sillen shikime. Ti pse se le këtë të fliste? Tani që të shpëtosh nga unë, duhet që të më thuash se ç’po i thoshe vajzës kur unë flisja për BE-në?
Djali: Nuk e themi dot.
Rama: Hë mo, se s’po i thoshe ndonjë gjë të madhe se aty po të dëgjonte dhe ajo tjetra? Çfarë po i thoshte ky kësaj?

Ora 18:59
VIDEO/ 'Boll o boll', Ramën e shpërqendrojnë të rinjtë gjatë takimit, i kthehet kandidatit ish-demokrat: O Halit, ti i ke sjellë këta?

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimit me të rinjtë në Pallatin e Sportit ‘Fahrie Hoti’, u shpërqendrua nga një i ri në sallë.

Me nota humori, Rama tha se ata janë demokratë dhe për këtë ‘fajësoi’ kandidatin për deputet në listën e PS për Tiranën, Halit Valteri.

“Boll o boll, e kuptova që je demokrat. Ne po të mbajmë, po të edukojmë. Avash, avash do mësosh edhe ti, por përqendrohu në mësim. Këtë keni ju problem, ju nuk mësoni,” - iu drejtua Rama të rinjve.

“O Halit, ti i ke sjellë këta? Duan kohë edhe këta. Me zor të edukuam ty, jo më këta,” -iu drejtua Rama kandidatit për deputet, Halit Valteri.

Ora 18:08
Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty (VIDEO)

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim me të rinj dhe të reja të Tiranës që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”.

Fjalën e tij Rama e nisi me një shaka drejtuar një djali që ndodhej në shoqërinë e një vajze, duke i thënë të mos shpërqëndrohet nga kjo e fundit po të dëgjojë fjalimin.

“Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty”,- i tha Rama.

 

 

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?