Deputetja Jorida Tabaku, e cila po garon për një mandat tjetër në parlament si pjesë e listës së hapur të “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Qarkun për zgjedhjet e 11 majit, zhvilloi sot një takim me profesionistë të lirë në kryeqytet.
Tabaku tha me bindje se në fokus të "PD-ASHM" dhe objektivave politike personale, është mbështetja ndaj profesionistëve të lirë dhe shtresës së mesme.
“Rishikimi tërësor i paketës fiskale, rishikimi tërësor i paketës për klimën e biznesit, rishikimi tërësor i procedurave tatimore me vendosjen dhe vlerësimin e inspektimeve vetëm në ato raste kur ka një rrezik shumë të lartë. Për mua është shumë e rendësishme heqja e barrës së shtetit nga shpina e sipërmarrjes. Ju të gjithë jenu njerëz që i paguani rregullisht taksat, jeni të gjithë njerëz që doni të punoni sigurisht brenda ligjeve, jeni të gjithë njerëz që e rrespektoni edhe shtetin, por keni nevojë vetëm që t’ju lënë rehat të punoni. Besoj që ky është një parim shumë i rëndësishëm që vendoset me kodin, vendoset me propozimin për një sistem të ri fiskal, por që vendoset edhe për profesionistët e lirë. Përsa i përket profesionistëve të lirë, unë mendoj që ato duhen trajtuar me të njëjtin regjim që trajtohet edhe biznesi i vogël. Nuk duhet të ketë asnjë ndryshim për kategori biznesi. Nuk ka pse një lloj punë të taksohet më shumë dhe një punë tjetër të taksohet më pak, një xhiro biznesi të taksohet më shumë, një xhiro biznesi taksohet më pak. Përsa kohë një biznes i vogël ka një regjim teksash, të njëjtin regjim taksash duhet ta kenë edhe profesionistët e lirë”,-tha Tabaku.
“Kontributi i kësaj shtrese, jo vetëm si shtresë e mesme, por që punon në mënyrën më korrekte dhe që përpiqet në mënyrën më korrekte për të gjetur hapësirat e saj në një ekonomi që sot fatkeqësisht është bërë ekonomi e të mëdhenjve, dhe një ekonomi që fatkeqësisht sot është bërë ekonomi e pakicës, për mua mbështeteja e kësaj shtrese është jashtëzakonisht e rëndësishme”,-tha Tabaku.
Komente
