Politikë

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës/ Grupi i Punës së PD negociata për kandidatin, takohet me Mediun dhe Dukën! Manastirliu nis fushatën

27 Shtator, 12:46| Përditesimi: 27 Shtator, 17:35

  • Share

Ndryshe nga socialistët që emrin për garën e Tiranës e kishin që kur Erion Veliaj ishte ende në detyrë, opozita u aktivizua për t’i gjetur zëvendësin vetëm kur qeveria e shkarkoi atë zyrtarisht.

Për emrin e rivalit të Ogerta Manastirliut, PD po kërkon mbështetje tek të gjitha partitë opozitare. Konsultimet e para i nisi me aleatët tradicionalë të saj, Fatmir Mediun e Republikanëve dhe Agron Dukën e PAA-së.

Një emër nuk e kanë ende. Dakordësinë e aleatëve PD po e kërkon së pari për profilin që kandidati përbashkues duhet të ketë. 

Për ironi, ndërsa opozita diskutonte për rivalin potencial përballë saj, Ogerta Manastirliu së bashku me drejtuesen e fushatës, Belinda Balluku ndodheshin në të njëjtat ambiente. 

Edhe pse palët kanë nisur nga puna, për Tiranën nuk ka ende një datë zgjedhjesh.

Procedura kërkon që pas shkarkimit të Erion Veliajt, qeveria të njoftojë presidentin për vakancën e krijuar në bashkinë e kryeqytetit, ndërsa kreu i shtetit duket të dekretojë një datë për zgjedhjet brenda 48 orëve. Erion Veliaj nga ana tjetër, është ende brenda afatit 15 ditor nga dita e shkarkimit, për ta ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rasim Hudhra: 28/09/2025 01:45

    Gjeniu i Hasit Mul Noka vazhdon novacionet e vjeteruar te takimeve me kryetaret e Partive pa anetare.Si ka mundesi njesoj keta idiote me keto shfaqje pa shije, apo sa te jete Saliu ne krye me koqe si Muli kete pune kane.Problemi i vetem eshte se marrin nga paret tona cdo muaj nga 4-5 milion leke,ky eshte probĺemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?