Beteja për kontrollin e Kongresit amerikan vijon ende teksa votuesit po shkojnë drejt qendrave të votimit. Rezultatet e deritanishme tregojnë garë të fortë mes demokratëve dhe republikanëve ndërsa të dyja partitë mbajnë shpresat për të fituar shumicën e ngushtë.
Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcaktohet ditën e sotme, ndërsa nga rezultatet e deritanishme po kryesojnë republikanët.
Partia që do të kontrollojë Senatin pritet të kryesojë me një ndryshim të vogël numrash. Mbetet për t’u parë nëse demokratët do të vazhdojnë të mbajnë shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke mbështetur politikat e presidentit Biden apo do të zhvendosin pushtetin tek republikanët.
Republikanët e nisën natën me një fitore në Florida, ku guvernatori Ron DeSantis fitoi shumë rajone latine, historikisht demokratike, në rrugën e tij drejt një fitoreje që mund të shërbejë si një pikënisje për një garë presidenciale në 2024. Ndërsa në Pensilvani, guvernatori demokrat John Fetterman mundi republikanin Mehmet Oz për vendin e senatorit republikan në pension Pat Toomey.
Nëse republikanët do të arrijnë fitore, mund të shtohet trysnia ndaj Biden për të rikandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Zgjedhjet për Kongresin vijnë në një moment të paqëndrueshëm për Amerikën, e cila doli këtë vit nga pandemia e rëndë e COVID-19 dhe tani po përballet me sfida të forta ekonomike.
Në përditësim...
Arritjet e Presidentit Biden ishin pjesë e zgjedhjeve të djeshme edhe pse emri i tij nuk ishte në fletët e votimit. Pavarësisht se si do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të mesmandatit, presidenca e tij do të ketë ndryshime të thella.
Presidenti Biden dhe këshilltarët e tij i ndoqën votimet nga Shtëpia e Bardhë deri në orët e hershme të mëngjesit të mërkurën, ndërsa presidenti telefonoi mbi 30 kandidatë demoktratë për t’u uruar fitoret.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti do të mbante një konferencë shtypi mbasditen e së mërkurës për të folur mbi rezultatet.
Në publik, presidenti shprehu optimizëm deri në pikën e fundit, duke u thënë zyrtarëve demokratë në prag të zgjedhjeve se, “ne do t’i befasojmë të gjithë”.
Sidoqoftë, pas dyerve të mbyllura, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë kanë hartuar plane në rast se republikanët marrin kontrollin e njërës apo të të dyja dhomave të Kongresit, një skenar që Presidenti Biden e ka pranuar që do ta vështirësonte punën e tij.
Ende është e paqartë se kush do të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, for fitoret në disa gara treguan për forcën befasuese të demokratëve. Pavarësisht nga rezultati, Presidentit Biden do t’i duhet të riorganizojë përparësitë e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Javën e kaluar presidenti u bëri thirrje amerikanëve që të jenë të durueshëm ndërsa numërohen votat dhe të shmangin përfshirjen në teori konspirative, një mesazh që ka të ngjarë ta përsërisë gjatë konferencës së shtypit të mërkurën.
Mbështetja e amerikanëve për punën e Presidentit Biden është rritur nga nivelet e ulta të muajve të verës. Sipas një ankete të agjencisë së lajmve Associated Press “VoteCast” me mbi 93,000 votues në të gjithë vendin, 6 në 10 amerikanë nuk e mbështesin mënyrën se si presidenti po e trajton ekonominë.
Nëse republikanët fitojnë kontrollin e Kongresit, aleatët e Presidentit Biden po përgatiten për beteja të ashpra politike, që nga buxheti, detyrimet financiare, mbështetja për Ukrainën e deri tek përparësitë legjislative.
Fitorja e republikanëve mund të sjellë në Kongres një mori kandidatësh të cilët zoti Biden i ka cilësuar si kërcënim për demokracinë, për refuzimin e pranimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Kjo do të kufizonte mundësitë e bashkëpunimit duke sjellë sfida të reja para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Administrata e Presidentit Biden është përgatitur prej muajsh për një vërshim të pritshëm hetimesh nga republikanët, nëse ata marrin njërën ose të dy dhomat e Kongresit. Ata kanë hartuar strategji ligjore dhe mediatike për të adresuar hetimet që nga tërheqja kaotike e ushtrisë amerikane nga Afganistani deri tek marrëdhëniet e biznesit të djalit të presidentit, Hunter Biden.
Në zgjedhjet e mesmandatit të presidencës së zotit Trump në vitin 2018, republikanët humbën 40 vende në Dhomën e Përfaqësuesve por fituan dy vende në Senat. Demokratët në kohën e Presidentit Bill Clinton, në vitin 1994, humbën 52 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 8 vende në Senat. VOA
Republikanët po afrohen me një shumicë të ngushtë për të marr kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën, ndërsa kontrolli i Senatit varet nga garat e ngushta të Arizonës, Nevadës dhe Xhorxhias. Zgjedhjet e 8 Nëntorit për në Kongres sfiduan pritshmëritë për fitore gjithëpërfshirëse të republikanëve, të nxitura nga zhgënjimi mbi inflacionin dhe udhëheqjen e Presidentit Joe Biden.
Demokrati John Fetterman fitoi zgjedhjet për në Senat në Pensilvani që më parë mbahej nga republikanët. Gara për vendin në Senat në shtetin e Xhorxhias midis senatorit demokrat Raphael Warnock dhe republikanit Herschel Walker do të shkojë në balotazh më 6 dhjetor.
Republikanët fituan një vend në Viskonsin, ku fitorja e senatorit Ron Johnson ngriti rrezikun në garat ku rezultatet janë të paqarta dhe numërimi i votave vazhdon.
Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e paqartë pasi demokratët treguan një forcë befasuese, duke mposhtur republikanët në një seri garash dhe duke sfiduar pritshmëritë se inflacioni i lartë dhe vlerësimet e ulëta për punën e presidentit Joe Biden do të ushtronin ndikim në rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit.
Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët mbajtën vendet nga Virxhinia në Kansas në Rhode Island.
Demokratët dolën të suksesshëm gjithashtu në garën e guvernatorëve, duke fituar në Viskonsën, Miçigan dhe Pensilvani - fusha beteje kritike për fitoren e zoti Biden në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj ish-presidentit Donald Trump.
Guvernatorët aktualë republikanë shënuan njëfarë suksesi.
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis dhe Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, dy pretendentët e ardhshëm të mundshëm presidencialë republikanë, fituan në garë me sfiduesit demokratë në dy shtetet më të mëdha të kuqe të vendit.
Guvernatori republikan i Xhorxhias, Brian Kemp, u rizgjodh përballë demokrates Stacey Abrams në një garë të re mes tyre pas asaj të vitit 2018.
Pasi humbi në vitin 2018, zonja Abrams punoi si avokate për të drejtat e votës dhe fitoi admirimin e demokratëve në mbarë vendin, por kjo nuk mjaftoi.
Ishte një goditje e rëndë për zonjën Abrams, që ishte parë si një forcë e mundshme brenda partisë, në një kohë kur Xhorxhia është kontestuar gjithnjë e më shumë si një vend beteje.
Rezultatet treguan ndërkaq aftësinë e Kemp për të shpëtuar një karrierë politike që ishte në rrezik pasi ai zemëroi ish-presidentin Donald Trump duke refuzuar të bashkohej me pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet e 2020 ishin vjedhur./ VOA
Senatori republikan Ron Johnson fitoi ndaj demokratit Mandela Barnes në Viskonsin, duke mbajtur gjallë shpresat e republikanëve për të marrë në kontroll Senatin dhe duke shuar shpresat e zotit Barnes për të hyrë në histori si senatori i parë me ngjyrë në këtë shtet.
Fitorja për zotin Johnson, një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump, erdhi pasi ky i fundit humbi me një diferencë të ngushtë dy vjet më parë në këtë shtet ndaj Presidentit Joe Biden.
"Votat janë të qarta. Matematikisht, nuk ka asnjë rrugë për gjeneralin Barnes për të kapërcyer diferencën prej 27,374 votash. Kjo garë ka përfunduar”, tha Johnson në një deklaratë.
Zoti Barnes nuk e pranoi humbjen të mërkurën herët. Ai mbajti një konferencë shtypi në mesditë në qytetin e tij të lindjes në Milluoki.
"Pavarësisht se çfarë thonë, ne jemi të përkushtuar të sigurohemi që çdo votë do të numërohet. Ne do të presim dhe të shohim se çfarë kanë vendosur votuesit pasi të dëgjohen të gjithë zërat e tyre”, tha zëdhënësja e fushatës së zotit Barnes, Maddy McDaniel më herët në mëngjes të mërkurën.
Johnson, në një intervistë në radion WISN-AM, akuzoi zotin Barnes se refuzoi të pranonte rezultatin e garës pasi kishte premtuar më herët gjatë fushatës që do ta bënte një gjë të tillë.
“Është e qartë se ai nuk ka rrugë drejt fitores”, tha Johnson.
Gara ishte një nga disa gara të ashpra të Senatit në të gjithë vendin, që mund të përcaktojnë se cila parti mban kontrollin e Senatit. Johnson tha se priste që republikanët të dilnin më mirë në zgjedhjet e mesmandatit, duke thënë se politikat demokrate "nuk janë të mira për Amerikën".
Barnes, po kërkonte të bëhej senatori i parë me ngjyrë i shtetit Viskonsin. Johnson kandidoi për një mandat të tretë. Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2010, si pjesë e lëvizjes Tea Party dhe fitoi rizgjedhjen në vitin 2016.
Ron Johnson është një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump. Ai e drejtoi këtë fushatë duke u përpjekur ta paraqesë zotin Barnes si të dobët ndaj krimit dhe zbatues të axhendës së demokratëve.
Barnes, si shumë demokratë në nivel kombëtar, u përpoq të parashtronte si temë qëndrore abortin, duke theksuar mbështetjen e gjatë të zotit Johnson për përmbysjen e ligjit që mbronte abortin dhe duke argumentuar se milioneri Johnson nuk kishte lidhje me shqetësimet e klasës së mesme./VOA
Sipas senatorit amerikan, Raphael Warnock në këto zgjedhje afatmesme Xhorxhia do të shkojë në balotazh. Zgjedhjet e balotazhit do të zhvillohen më 6 dhjetor, raporton BBC.
"Xhorxhia ne do të shkojmë në balotazh! Le ta bëjmë këtë edhe një herë!", tha Watnock në një postim në Twitter.
Gara për Senatin në Xhorxhia është ende e ngushtë mes republikanit Herschel Walker dhe demokratit Raphael Warnock, ku Walker ka mbi 48% të votave, ndërsa Warnock ka 49%.
Asnjë nga dy kandidatët nuk ka siguruar më shumë se 50% të votave, që do të thotë se duhet të mbahen zgjedhje të tjera sipas ligjeve të Georgia-s.
Sekretari i Shtetit të Xhorxhia-s Brad Raffensperger nuk ka konfirmuar ende një balotazh zgjedhjesh, megjithëse ai la të kuptohet se do të jetë e mundshme. Ai pritet të mbajë një konferencë shtypi në orën 14:00, me orën lokale.
Presidenti amerikan Joe Biden falenderoi qendrat e votimit dhe votuesit në Twitter. Ai në një postim në Twitter tha se demokracia nuk ndodh rastësisht.
“Ne duhet ta mbrojmë atë, ta forcojmë dhe ta rikthejmë. Për këtë do të them më shumë sot pasdite, por do të doja të shfrytëzoj rastin të falënderoj punonjësit dhe zyrtarët e sondazhit që punuan gjatë natës për të mbrojmë të drejtën tonë për të votuar. Faleminderit gjithashtu miliona njerëzve që votuan”, shkroi Biden.
Sipas mediave raportohet se Senati amerikan në Xhorxhia do të shkojë në balotazh pasi asnjë nga kandidatët nuk ka përmbushur pragun e kërkuar për të fituar garën. Raphael Warnock nga demokratët dhe Herschel Walker nga republikanët do të kalojnë në balotazh më 6 dhjetor.
Demokratët dolën më mirë seç pritej në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, të cilat u mbajtën më 8 nëntor. Por, derisa numërimi i votave vazhdon ende në disa shtete, ka mundësi që republikanët të përfundojnë edhe me kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, edhe me atë të Senatit.
Roli i Fettermanit
Fitorja e demokratit John Fetterman në Pensilvani kundrejt republikanit Mehmet Oz u jep demokratëve edhe një ulëse në Senat - dhomën që aktualisht është e ndarë në 50 me 50. Kjo do të thotë se republikanët do të duhet të fitojnë së paku tri vende në Xhorxhia, Arizona dhe Nevada, për të marrë kontrollin e dhomës.
Për Fettermanin, i njohur për veshjen e xhupave me kapele në vend të kostumeve, fitorja ka qenë edhe triumf personal, pas një sulmi në kokë që ka pësuar muaj më parë.
Oz, me profesion mjek, ka vënë në pikëpyetje aftësinë e tij për të kryer detyrat. Ai ka bërë shumë vizita në rajonet rurale të shtetit, duke folur për krijimin e vendeve të punës për klasën punëtore. Kjo edhe i është shpaguar. Ai ka fituar qarqet e njëjta rurale që i ka fituar edhe ish-presidenti Donald Trump, në vitin 2020.
J.J. Abbott, i cili ka qenë sekretar shtypi i ish-guvernatorit të Pensilvanisë, Tom Wolf, ka vlerësuar Fettermanin për performancën e tij, por ka thënë se shqetësimet e votuesve për të drejtat e abortit dhe integritetin e zgjedhjeve kanë qenë gjithashtu faktorë.
Fetterman ka zhvilluar “një fushatë autentike dhe të fortë, që ka mposhtur në mënyrë efektive një mori sulmesh”, ka thënë Abbott.
Aborti në kutitë e votimit
Nëse demokratët përfundojnë duke zvogëluar humbjet e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve dhe duke mbajtur kontrollin e Senatit, çështja e të drejtave të abortit do të mund të konsiderohet si meritore.
Në muajin qershor, Gjykata Supreme e SHBA-së ka kufizuar ndjeshëm të drejtën e abortit. Askund më shumë se në Miçigan, guvernatorja demokrat, Gretchen Whitmer, i cili është zotuar se do të luftojë për të drejtat e abortit, ka mposhtur sfiduesin republikan, Tudor Dixon.
Votuesit në Miçigan kanë miratuar edhe një dispozitë që i jep mbrojtje kushtetuese abortit - çfarë do të thotë se ligjvënësit republikanë do të përballeshin me pengesa të mëdha në përpjekjet e tyre për të kufizuar procedurën.
Sondazhet e kryera nga Edison Research kanë treguar se ekonomia dhe aborti kanë qenë dy çështjet kryesore për votuesit. Për më tepër, 76% e demokratëve kanë thënë se aborti ka qenë shtytësi më i madh i tyre për të votuar.
Distrikti i 7-të i Virxhinias
Rezultatet në një pjesë të Virxhinias kanë dhënë disa sugjerime se si po zhvillohet gara për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Analistët kanë thënë se gara midis demokrates në pushtet, Abigail Spanberger, dhe republikanes Yesli Vega në distriktin e 7-të të Virxhinias do të jetë një lloj matësi. Distrikti ndodhet në periferi të Uashingtonit.
Spanberger, e moderuar, dikur është konsideruar relativisht e sigurt, por me përkeqësimin e mjedisit politik për demokratët, pasiguritë për të janë rritur.
Në zgjedhjet e 8 nëntorit, Spanberger e ka mundur Vegën, duke sugjeruar se nëse do të ketë një valë republikane, ajo do të jetë më shumë një valëz sesa cunami.
Spanberger i ka bërë kundërshtimet e Vegës ndaj abortit temë qendrore të fushatës së saj.
Gara në distriktin e 10-të të shtetit, që ndodhet edhe më afër Uashingtonit, ka përfunduar, po ashtu, me mbetjen e demokrates Jennifer Wexton në detyrë. Republikanët, në anën tjetër, kanë fituar distriktin e parë të Virxhinias, i cili është udhëhequr deri më tash nga demokratja Elaine Luria.
Kjo fitore i afron republikanët më pranë pesë vendeve që u nevojiten për të marrë përsipër Dhomën e Përfaqësuesve. Larg Virxhinias, demokratja Sharice Davids ka ruajtur vendin e saj në Kansas, duke mposhtur me lehtësi kundërshtarin e saj republikan. Ashtu si Spanberger, Davids është konsideruar si më e cenueshme.
Hapi i ardhshëm i DeSantisit
Ashtu siç pritej, republikani Ron DeSantis është rizgjedhur me lehtësi guvernator i Floridës. Tani, të gjithë sytë do të jenë në hapin e tij të radhës: nëse ai do të ketë guxim të përballet me Trumpin në nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Se DeSantis është duke konsideruar garën për Shtëpinë e Bardhë, është sekret i hapur tash e sa muaj, ndonëse ai nuk flet kurrë publikisht për këtë. Trump ka lënë të kuptohet se mund të shpallë kandidaturën e tij më 15 nëntor. Në mitingje, ai është tallur me DeSantisin, duke thënë se guvernatori nuk do të ishte një garues i fortë për nominimin e Partisë Republikane.
David Jolly, ish-kongresist republikan nga Florida, ka thënë se pret që DeSantis të japë së shpejti shenja për ambiciet e tij presidenciale.
Një sondazh me qytetarët e Floridës, i kryer së voni nga Victory Insights, ka zbuluar se ata janë të ndarë në mënyrë të barabartë: 50% për Trumpin dhe 50% për DeSantisin./ REL.
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntor në SHBA? Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O'Sullivan, njofton se rezultatet ishin të përziera ndërsa votat u numëruan herët në mëngjes.
Shkrimtari dhe sipërmarrësi J.D. Vance, i mbështetur nga Donald Trumpi, fitoi garës për vendin në Senat nga shteti Ohio ndaj demokratit Tim Ryan. Por në Pensilvani, demokrati Josh Shapiro fitoi për postin e guvernatorit duke mposhtur kandidatin e mbështetur nga Trumpi, Doug Mastriano.
Senatorja demokrate e Nju Hemshërit, Maggie Hassan mposhti kandidatin republikan Don Bolduc i mbështetur nga Trumpi, i cili pranoi humbjen të martën mbrëma.
“Jam i nderuar që kam pasur mundësinë të përfaqësoj Partinë Republikane në garën për Senatin amerikan këtu në Nju Hemshër”, tha kandidati Don Bolduc.
Në një nga garat më të ndjekura për senatin, ajo në Pensilvani, republikani Mehmet Oz, një mjek i famshëm, i mbështetur nga zoti Trump, humbi ndaj demokratit John Fetterman, të cilit i erdhën në ndihmë gjatë fushatës ish-presidenti Barack Obama dhe presidenti Joe Biden.
Arizona është një tjetër shtet me garë të ngushtë, ku Kari Lake, e mbështetur nga ish presidenti Trump, është përballë demokrates Katie Hobbs për postin e guvernatores. Ndprsa në garën për nëp Senat, po përballen Blake Masters, i mbështetur nga Trumpi me ish-astronauti Mark Kelly, demokrat.
Disa qendra votimi në jugperëndim përjetuan probleme, duke përfshirë këtë qendër në Finiks.
“Njerëzit shkuan, dhe u përpoqën të kalojnë fletën e votimit përmes makinës. Ndoshta një në çdo pesë apo më shumë prej atyre fletëvotimeve, nuk u procesua”, thotë Bill Gates, drejtues i bordit të qarkut Marikopa.
Ai tha se këto fletë votimi do të numërohen me dorë, diçka që republikania Kari Lake e sheh të dyshimtë.
Guvernatori Chris Sununu i Nju Hemshërit dhe Guvernatori Brian Kemp i Xhorxhias, të dy republikanë që kanë marrëdhënie të ftohta me Trumpin fituan në gara. Ish presidenti Trump mbështeti një sfidues të pasuksesshëm në zgjedhjet paraprake republikane ndaj Brian Kempit, i cili zemëroi ish-presidentin duke hedhur poshtë pretendimin e pabazë se Trumpi kishte fituar Xhorxhian në zgjedhjet e fundit.
Ndër garat e tjera që ende priten të vendosen është gara e guvernatorit në Miçigan, ku demokratja në detyrë Gretchen Whitmer u përball me Tudor Dixon, e mbështetur nga zoti Trump. E pavendosur është edhe gara për senatin në Xhorxhia, ku demokrati aktual, Raphael Warnock, u përball me ish-yllin e futbollit Herschell Walker, të mbështetur nga Trumpi.
Rezultati i këtyre garave do të përcaktojë përbërjen e Kongresit dhe drejtimin e ardhshëm të të dyja partive./ VOA
Meghan Markle ka postuar një foto në mediat e saj sociale, e cila u bën thirrje amerikanëve që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e SHBA-së, duke zbuluar se ajo kishte votuar të martën.
“Sot është dita e zgjedhjeve në SHBA! Koha për të dalë dhe për të votuar. Shkruani ARCHEWELL në 26797 për të gjetur vendin tuaj të votimit dhe për t’u siguruar që jeni gati për të votuar", shkroi Megan në website Archewell, krahas një fotoje të postuar ku shihet një pusullë “Unë votova” të vendosur tek bluzja e saj gri.
Markle shihet e lumtur në foton e postuar e cila kishte veshur një bluze gri, një kapele me iniciale dhe xhinse të Archwell.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vlerësoi zyrtarët dhe kandidatët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve në fletën e votimit në të gjithë vendin për performancën e tyre në zgjedhjet afatmesme dhe falenderoi vullnetarët bazë që "mundësuan çdo votues të thotë fjalën e tij në demokracinë tonë".
"Është e qartë se anëtarët dhe kandidatët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve po i kalojnë fuqishëm pritshmëritë në të gjithë vendin. Ndërsa shtetet vazhdojnë të përpilojnë rezultatet përfundimtare, çdo votë duhet të numërohet si e hedhur”, tha Pelosi.
Pelosi gjithashtu tha se kandidatët demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve po i tejkalojnë pritshmëritë e të gjithëve.
Presidenti Joe Biden filloi t’i telefononte demokratët që kishin fituar garat e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe shtëpitë e shtetit për t’i uruar ata.
Midis zyrtarëve demokratë të thirrur nga Biden ishin guvernatori i Nju Jorkut Kathy Hochul, guvernatori i Nju Meksikës Michelle Lujan Grisham, senatori Patty Murray nga Uashingtoni, senatori Ron Wyden nga Oregon, deputeti Andy Kim nga Nju Xhersi, rep. Sharice Davids nga Kansas , dhe Përfaqësuesi i sapozgjedhur Maxwell Frost i Floridës.
Shumë nga garat më të afërta të Kongresit ishin ende të jashtëzakonshme, por demokratët tashmë kishin tejkaluar atë që shumë analistë parashikonin se do të ishte një natë e tmerrshme për partinë, jo pak për shkak të vlerësimeve të ulëta të miratimit të Biden.
Demokratët aktualë fituan dy gara mbarëkombëtare në Kolorado të martën. Senatori demokrat Michael Bennet fitoi rizgjedhjen, duke siguruar një mandat të tretë dhe duke mundur Joe O'Dea, një kandidat republikan më i moderuar. Guvernatori demokrat Jared Polis gjithashtu fitoi rizgjedhjen në shtet.
O'Dea, një CEO i një kompanie ndërtimi, kandidoi në një platformë më të moderuar se shumë kandidatë republikanë në shtete të tjera. Ai mbështet të drejtat e abortit dhe u distancua nga ish-presidenti Donald Trump, por ai e quajti garën e Senatit "një referendum për Joe Biden dhe ekonominë e tij".
Bennet, i cili ka qenë senator që nga viti 2009 dhe kandidoi pa sukses për president në vitin 2020, mbrojti demokratët duke vënë në dukje legjislacionin, duke përfshirë Planin Amerikan të Shpëtimit dhe Aktin e Reduktimit të Inflacionit, që ai tha se i kishte ndihmuar amerikanët të përballojnë sfidat ekonomike të shkaktuara nga pandemia.
Demokrati John Fetterman arriti të merrte fitorën përballë republikanit Mehmet Oz për Pensilvaninë, vend thelbësor që rrit shpresat e Biden se do të marrë kontrollin e Kongresit amerikan.
Fetterman do të pasojë Senatorin Pat Toomey. Për fitoren ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.
“Është zyrtare. Unë do të jem senatori i ardhshëm amerikan nga Pensilvania. Ne kemi vënë bast për njerëzit e Pensilvanisë - dhe ju nuk na zhgënjeni. Dhe nuk do të ju zhgënjej. Faleminderit”, shkroi Fetterman.
Eka fituar kongresi demokrate dhe guvenatore por ka shume balotazh filllon 6 dhjetor
Përgjigju