Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha: Procesi finalizon triumfin, shohim dritën e shpresës për të ardhmen! Nuk ka vendim që ndal këtë mision historik

22 Maj 2022, 10:49| Përditesimi: 22 Maj 2022, 11:14

  • Share

 

Pasi hodhi votën për kreun e ri të PD në selinë blu, Sali Berisha foli para mediave duke e cilësuar proces historik që finalizon triumfin dhe tregon dritën e shpresës për të ardhmen. Një koment e pati dhe për zgjedhjen e presidentit të ri duke thënë se procesi që po zhvillohet është mafioz dhe antikushtetues.

“Ky është një proces historik, jo vetëm për PD, por për mbarë Shqipërinë sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre. Por sepse është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioz antikushtetues ai i zgjedhjes së presidentit të republikës. Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmit e shpifur të Edi Ramës me pseudo opozitë. Pra sot në këtë proces mbarë shqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen”, tha Berisha.

I pyetur nëse i druhet vendimit të gjykatës së Apelit që mund t’i ndryshojë gjërat, Berisha tha: “Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.”


Lajmi kryesor:

Sali Berisha ‘Non Grata’ rimerr drejtimin e PD, në delir pas fitores me 93.45% të votave: Ndodhi mrekullia e shekullit të 21! Por çështja ende në Gjykatë (REZULTATET)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?