Zgjedhjet në PD janë shoqëruar me disa incidente që janë denoncuar nga Agron Shehaj apo Edith Harxhi. Një prej tyre është fotografimi i votës që ndalohet dhe dënohet me ligj. Disa demokratë kanë fotografuar votën për t’i treguar “besnikërinë” Lulzim Bashës. Ata kanë publikuar votën e tyre duke votuar për Bashën.
I pyetur për këtë rast, kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana tha se ka konstatuar dy raste të tilla dhe se ato nuk janë fotografuar brenda qendrës së votimit, por janë flet votimi që njerëz të ndryshëm i kanë plotësua dhe postuar me dëshirën e tyre. Ai siguroi se ato nuk janë vota, por thjeshtë fletë të plotësuara jashtë qendrave të votimit nga njerëz të ndryshëm, që nuk ndikojnë dhe cenojnë procesin zgjedhor.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale
Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka sqaruar rastin ku u shfaqen fotografitë të votës për Lulzim Bashën në rrjetet sociale. Gjana tha se ka konstatuar dy raste të tilla dhe se ato nuk janë fotografuar brenda qendrës së votimit, por janë flet votimi që njerëz të ndryshëm i kanë plotësua dhe postuar me dëshirën e tyre.
"E kam konstatuar këtë në dy raste nuk janë vota, por fletë votimi që është publikuar dhe njerëzit kanë bërë shënim dhe e fusin në rrjetet e tyre që nxisin individë për të motivuar votimin e një kandidati apo tjetër, por foto të fotografuar brenda qendrës së votimit", tha Gjana.