Zgjedhjet e Himarës, KQZ regjistron 11 parti politike! Celibashi: PD përfaqësohet nga Berisha! PS garon e vetme Tavon, opozita në koalicion për Gjikurinë

23 Korrik, 11:14| Përditesimi: 23 Korrik, 15:16

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi 11 parti për zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Himarës që mbahen më 4 gusht.

Me një realitet të ri ligjor, KQZ regjistroi Partinë Demokratike. Përfaqësuesit e Sali Berishës paraqitën edhe dokumentin e regjistrit të partive politike, që ka reflektuar vendimin e 11 Qershorit: PD zyrtarisht drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit, por përfaqësohet politikisht nga Sali Berisha.

‘Miratohet regjistrimi i PDSH-së, përfaqsuar nga Sali Berisha’-tha Celibashi.

PD pritet të udhëheqë një koalicion me 10 parti për kandidatin Petro Gjikuria, ndërsa kërkesa për këtë koalicion do të depozitohet zyrtarisht të mërkurën. Ndërsa Partia Socialiste do të kandidojë e vetme Vangjel Tavon.

Pas regjistrimit formal të kandidatëve më 25 korrik, fjalën do ta ketë fushata që nis më 27 korrik e Petro Gjikurisë dhe Vangjel Tavos.

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë mbahen pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, pasi ky i fundit u arrestua në flagrancë për blerje votash. Beleri u dënua me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, duke humbur mundësinë e ushtrimit të detyrës qoftë edhe për një ditë të bashkisë që e fitoi nga burgu. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?