Eno Bozdo

Politikë

Zgjedhjet për kryetarin e ri, Eno Bozdo ikën nga komisioni zgjedhor i PD, zëvendësohet nga Çlirim Gjata

17 Maj 2021, 12:39| Përditesimi: 17 Maj 2021, 14:10

  • Share

Eno Bozdo është larguar nga komisioni zgjedhor i PD i ngritur për zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë.

Burime për gazetaren e Report Tv Daniela Maloku bëjnë me dije se Bozo do të zëvendësohet nga Çlirim Gjata.

Ndërkaq komisioni zgjedhor në PD pritet të mblidhet sot në orën 17:00. Kujtojmë se gjatë mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar dje u vendos se më 13 qershor demokratët do të votojnë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Ky propozimi i Gazment Bardhit për një palë zgjedhje shpejt e shpejt u miratua në Kryesi dhe është konfirmuar edhe në Këshillin Kombëtar të partisë.

Këshilli Kombëtar miratoi gjithashtu edhe vendimin e kryesisë për përbërjen e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e PD me 13 qershor. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit 'Një anëtar, një votë'.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?