TIRANË- Zyrtarisht 11 subjekte zgjedhore kanë dorëzuar në KQZ emrat e 186 kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Afati përfundoi në mesnatë dhe listat i ka dorëzuar Partia Socialiste e Edi Ramës, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD e Tom Doshit, Koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës, AKSH e Elena Kocaqit, ADR e Edmond Stojkut, Partia Atdheu dhe Mundësia e Agron Shehajt.
Kandidatët i dorëzuan edhe tre koalicionet “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, “Shqipëria Bëhet”, e Lapajt dhe Shabanit dhe koalicioni “Djathtas për Zhvillim” e Shehit dhe Alibeajt.
Partia Demokratike si gjithnjë i dorëzoi listat në momentin e fundit, ku demokratët u nisën nga selia blu drejt KQZ vetëm 6 minuta para skadimit të afatit në 00:00. PS theu ‘traditën’ duke shkuar 6 minuta me vonesë në KQZ. Koalicioni "Djathtas për Zhvillim" i Shehit dhe Alibeajt janë subjekti i fundit zgjedhor që po hedhin listat online në sistemin e KQZ pasi kalimit të afatit.
Partia Demokratike ka mbërritur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, vetëm 6 minuta para përfundimit të afatit.
Komente

Nuk merret kalaja me shpata të ndryshkura!!
Përgjigju