Politikë

Zgjedhjet/ Petro Koçi tërhiqet: S’do jem në listën për deputet, s’kam në ngarkim asnjë zonë, por do punoj për PS! Kush ka probleme me SPAK të mos kandidojë

11 Mars, 09:05| Përditesimi: 11 Mars, 11:30

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka deklaruar zyrtarisht se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një deklarate të gjatë publike drejtuar kolegëve të grupit parlamentar të Tiranës, Koçi ka sqaruar se vendimi i tij lidhet me një mungesë të qartë përgjegjësie elektorale në territor, çka, sipas tij, e vë atë në kushte të pabarabarta me kolegët e tjerë që kanë zona të përcaktuara politike.

Në mesazhin e tij, Koçi shpreh mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për përfshirjen në poste të rëndësishme politike, duke kujtuar bashkëpunimin e hershëm që nga protestat e opozitës së majtë në vitet 2009-2011, detyrat në qeverisje dhe mandatin e deputetit që ai mbajti në legjislaturën aktuale. Po ashtu, Koçi bën thirrje që deputetët që kanë probleme me SPAK të mos kandidojnë. 

Reagimi i plote

E dashur Ogerta, te dashur kolege deputete socialiste te Tiranes tone,

E kam detyrim automatik moral, politik dhe shoqeror t'ju bej te ditur percaktimin e qendrimit tim ne lidhje me procesin e emerimit te kandidaturave te partise tone per deputete;

1. Une do punoj me sa me ha krahu dhe kudo me shpien kembet per fitoren e PS ne zgjedhjet e 11 Majit. Fatmiresisht eci dhe ngjis shkallet me shpejt dhe pa mu marre fryma ne krahasim me dhjetera te tjere qe jane ne moshe me te re politike apo biologjike.

2. Une nuk do te jem ne listen perfaqesuese te kandidaturave per deputete, jo per ndonje paburreri politike, frike deshtimi personal apo braktisje te shpirtit te solidaritetit, por sepse ndryshe nga te gjithe ju jam i vetmi qe nuk kam shansin e startit ne kushte te barabarta sepse nuk kam ne ngarkim nje zone pergjegjesie politike elektorale.

3. Pas nje fushate jotregetare ne zgjedhjet e fundit vendore ne kryeqytet bashke me strukturen organizative te zones e nxorem Kombinatin te parin, me nje rezultat qe e çoi steken elektorale ne 60% per PS.

4. Caktimi i Blendi Gonxhes si pergjegjes politik ne zone ishte nje zgjedhje e mencur dhe e qelluar sepse problemet madhore te Kombinatit si pasojat e termetit, procesi i rindertimit apo impakti i projekteve madhore te unazes apo te Lanes kerkonin nje fuqi ekzekutive te dedikuar dhe kompetente per tua koordinuar zgjidhjet. Une e vleresoj shume punen e tij elektorale dhe besoj se Kombinati do jete serish i pari ne garen zgjedhore.

5. Megjithate ky ndryshim ne pergjegjesine drejtuese solli nje spostim jotransparent dhe mospercaktim te qarte te funksionit tim ne zone. U nderpre si me thike perfshirja ime ne aktivitetin organizativ te partise duke mos u lajmeruar kurre per kalendarin e perditshem te mbledhjeve dhe takimeve, perjashto rastet kur ky kalendar varej nga selia qendrore dhe lajmerimet mberrinin nepermjet rrjetit ne grupin Ëhatsapp te deputeteve. Nuk di nese kjo situate ishte e orientuar apo ishte pasoje e ndonje intrige shpirtvogel. Megjithate e fal cdokend qe me apo pa dashje ka gisht ne kete mekat, i cili mbetet i parendesishem per interesa pertej meje.

6. I mbetem mirenjohes Edi Rames per riperfshirjen time ne pergjegjesi te larta politike qe mund te mos ndodhte pa tolerancen e tij pas perplasjeve te vitit 2008, nje perfshirje qe filloi me mirepritjen ne mitingjet kunder pushtetit te Berishes pas zgjedhjeve te 2009 es dhe vazhdoi me bashkepunimin e ngushte ne luften kunder korrupsionit ne protesten e 21 Janarit 2011, me zgjedhjet e vjedhura te Tiranes te atij viti, zgjedhjet e 2013 es e pastaj kulmoi me detyrat e larta te besuara te zevendesministrit te Mbrojtjes e te deputetit ne zgjedhjet e 2021. Uroj qe kete besim ta kem shlyer ne lartesine e duhur. Jua them keto per te deshmuar se nuk jam nga ata qe mendojne se PS u ka borxhe. Perkundrazi!

7. E shfrytezoj kete komunikim publik per ti bere thirrje cdo kolegu, deputet ose jo, qe ka probleme hetimore serioze me SPAK te mos kandidoje ne keto zgjedhje. Kam besim se cdo person te cilit do i nderpritet procesi hetimor apo do te mund te marre pafajesine me vone, PS do i jape meritat e duhura ne vijim.

8. Keto zgjedhje jane me rendesi historike kombetare sidomos ne 2 aspekte ku me i rendesishmi eshte integrimi europian i cili do te nderpritej dhe do te shtyhej nese Koalicioni i Krimit Madheshtor do kishte shansin te fitonte zgjedhjet dhe po aq i rendesishem eshte fati i reformes ne drejtesi. Edhe se po e paguajme me lekuren tone drejtesia e re ka garante vetem PS ne tone. E theksoj kete qe te vemendesojme drejtuesit e fushates te respektojne verberisht ligjin ne menyre qe te mos japim asnje shans gojeve te madheshtoreve te krimeve madhore te tranzicionit politik.

Me respekt dhe ne gadishmeri per punet tona elektorale.

Petro.

Lajm ne perditesim...

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?