Instruktimi i efektivëve të policisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Politikë

Zgjedhjet/ Policia e Shtetit instrukton efektivët në të gjitha drejtoritë, Proda mesazh vartësve: Maturi, gjakftohtësi dhe zbatim të ligjit, përmbushni me sukses detyrën

10 Maj, 13:46| Përditesimi: 10 Maj, 13:58

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dhënë sot (10 maj) një mesazh për të gjithë efektivët.

Ndërkohë, gjatë instruktazheve në të gjitha Drejtoritë e Policive, punonjësit janë pajisur edhe me librin e xhepit, ku janë të pasqyruara detyrat e punonjësve të Policisë.

Paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorive Vendore të Policisë, përfundoi edhe instruktazhi me punonjësit e Policisë që janë planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore, ku do të zhvillohet procesi i votimit.

“Në instruktazh kanë marrë pjesë drejtuesit e Drejtorive dhe të Komisariateve, të cilët u kanë përcjellë punonjësve të Policisë porositë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për angazhim, profesionalizëm, barazlargim dhe gjakftohtësi në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kryepolici Proda dha edhe një mesazh për vartësit:

“Ju përgëzoj për përkushtimin dhe profesionalizmin e deritanishëm nga ana juaj dhe e drejtuesve tuaj, dhe ju inkurajoj që këto ditë finale të jenë pasaportë besimi dhe vlerësimi nga qytetarët dhe ndërkombëtarët për Policinë e Shtetit. Maturi, gjakftohtësi dhe ligji si udhërrëfyes, për ta përmbushur me sukses këtë detyrë të shenjtë në interes të qytetarëve dhe të vendit”.

Të gjithë punonjësve të Policisë të angazhuar në procesin zgjedhor u janë shpërndarë librat e xhepit me detyrat që duhet të përmbushë çdo punonjës policie i angazhuar në fazën finale të këtij procesi. Ky libër është prodhuar nga Policia e Shtetit.

Punonjësit e Policisë janë shpërndarë në vendet e planëzuar për shërbim, për ruajtjen e objekteve zgjedhore.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?