Kronikë

Zgjedhjet/ Policia në gatishmëri, 8000 forca në terren! Regjistri i krimeve elektorale, akses uniformat blu dhe KQZ

17 Prill 2021, 14:55| Përditesimi: 17 Prill 2021, 20:07

  • Share

Policia e Shtetit e cila ka kaluar në gatishmëri nisi të marrë në ruajtje objektet ku janë vendosur komisionet zonale zgjedhore, materialet e votimit dhe qendrat e numërimit të votave.

Sipas rregullores të miratuar më herët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për sigurinë e rend dhe angazhimin e policisë në zgjedhje, trupës policore nuk i lejohet të afrohet në një distancë prej 150 m largësi nga ambientet zgjedhore me përjashtim kur ndërhyrja e saj kërkohet nga administrata e zgjedhjeve.

Punonjësit e policisë do të kenë uniformën e tyre, armatimin e përcaktuar me një urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë si dhe badge identifikues me të dhënat e emër mbiemër dhe kujt komisariati i përket.

ReportTv mëson se do të jenë afër 8 mijë punonjës policie që do të angazhohen për siguri e rend përgjatë ditës së zgjedhjeve dhe deri në certifikimin e rezultatit sipas ecurisë së procesit të numërimit.

Aktualisht disa qendra janë marrë nën ruajtjen e policisë ndërsa për herë të parë është krijuar dhe regjistri elektronik ku do të raportohet çdo incident apo krim zgjedhor që uniformat blu do të konstatojnë sipas KZAZ-ve ku ata do të jenë dislokuar.

Përgjatë ushtrimit të detyrës që lidhet me zgjedhjet e gjithë trupa policore do të ketë edhe librin e kujtesës një kuadër ligjorë me rregullat e sjelljes së policisë i përgatitur nga OSBE dhe vënë në dispozicion policisë së shtetit pak ditë më parë.

Ndërsa në gatishmëri sipas burimeve për Report Tv ka kaluar edhe trupa policore e drejtorisë së burgjeve.

(Rregullat e Policisë së Shtetit)

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?