TIRANË- 21 % e votuesve të regjistruar në diasporë, nuk kanë marrë ende fletët e votimit. KQZ i ka dorëzuar të gjitha zarfet në postë, por po punohet për të gjetur qytetarët në adresat e tyre ose për t’i njoftuar ata të paraqiten në pikën më të afërt të DHL-së.
52 mijë votues nuk e kanë ende në dorë pakon zgjedhore, ndërkohë që në Tiranë kanë mbërritur deri tani 70 mijë vota, ose rreth 30 % e atyre që janë regjistruar.
Zgjedhësit po hasin probleme edhe për kthimin e votës, pasi raportojnë se korrierët postarë nuk pranojnë të shkojnë t’jua marrin në shtëpi.
KQZ ka shpeshtuar kontaktet me DHL për të zgjidhur problemet, dhe ju kërkon votuesve që të hyjnë në llogaritë e tyre në KQZ, ku u regjistruan për të votuar nga jashtë, dhe të raportojnë problemet personale.
Situata në Greqi ka shënuar një përmirësim këtë fundjavë, por ende ngelet një vatër problematike.
Komente
