Zgjedhjet presidenciale 2020: Një guidë për debatin e fundit

22 Tetor 2020, 16:07| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 16:09

  • Share

Donald Trump dhe Joe Biden do të përballen sot me njëri-tjetrin në të fundit debat presidencial para mbajtjes së zgjedhjeve të 3 Nëntorit.

Shumë  gjëra janë në lojë. Për Trump, të cilit infektimi me Covid-19 i prishi planet, debati shënon një shans për ti ndryshuar rrjedhën fushatës, në një kohë kur të gjitha sondazhet e tregojnë atë si humbës. Ndërkohë, Biden do të mundohet  për të ruajtur statusin e tij, duke shpresuar të shmangë çdo gafë apo pengesë verbale.

Debati do të mbahet nga ora 03:00- 04; 30 ora evropiane në Universitetin Belmont në Nashville, Tenesi dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejt në internet.

Debati 90 minutësh, do të ndahet në gjashtë segmente 15 minutëshe, ku secili kandidat ka dy  minuta të pandërprera për të paraqitur idetë e tij,  para se të hyjnë në debat të hapur. Këtu vjen ndryshimi i rëndësishëm nga debati i parë, i cili ishte i mbushur me ndërprerje: gjatë këtyre blloqeve dy minutëshe, vetëm kandidati që ka fjalën do të ketë mikrofonin e ndezur - tjetrit do ti mbyllet përkohësisht.

Gjatë debatit do të trajtohen 6 tema:

• Lufta ndaj Covid-19

• Familjet Amerikane

• Gara në Amerikë

• Ndryshimet klimaterike

•Siguria Kombëtare

• Lidershipi

Sa i përket koronavirusit, protokollet e sigurisë pritet të jenë të ngjashme me ballafaqimin e parë Trump-Biden. Kandidatët do të jenë të vendosur në një distancë të sigurt dhe ata nuk do të shtrëngojnë duart.

Debati i fundit ishte një rrëmujë e vërtetë. A do të jetë ndryshe kjo?

Presidenti  është këshilluar që të përdorë një qasje më të butë në debatin e sotëm, pasi sjellja e tij agresive në debatin e parë mendohet ti ketë shkaktuar atij humbje të votave në elektoratin femëror.

Vendimi i komisionit të debatit për të mbyllur mikrofonin e kandidatit tjetër gjatë periudhës fillestare të përgjigjes dy minutëshe mund të ndihmojë në vendosjen e disiplinës ndaj Trump dhe të ushtrojë presion mbi Biden për të siguruar përgjigje të qarta e të zgjeruara të cilat ai shmangu në debatin e fundit .

Sa herë Biden futet në detaje më të hollësishme në lidhje me pozicionet e tij, rrezikon të zemërojë pjesë të ndryshme të koalicionit, i të përbërë nga fraksione - progresistë të krahut të majtë, punëtorë të jakave blu, demokratë të moderuar dhe republikanë të pakënaqur - që kanë shpresa shumë të ndryshme nga Biden.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?