Pamje nga vendngjarja

Zgjedhjet presidenciale në Ekuador! Banda ‘Los Lobos’ merr përgjegjësinë për vrasjen e kandidatit për president

10 Gusht 2023, 18:24| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 18:26

  • Share

Një bandë kriminale e quajtur Los Lobos ka marrë përgjegjësinë për ekzekutimin e një kandidati në zgjedhjet presidenciale të Ekuadorit, Fernando Villavicencio.

Vrasja vjen më pak se dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale, në të cilat çështja e pasigurisë shfaqet si shqetësimi kryesor.

Një video është bërë virale ku shihet, politikani i rrethuar nga sigurimi teksa afrohet drejt automjetit të tij. Por, në momentin që Fernando hy në makinë dëgjohen të shtëna me armë drejt tij, ku nuk mundi t’I mbijetojë plagëve të marra.

Los Lobos është banda e dytë më e madhe në Ekuador me rreth 8 mijë anëtarë, ku shumë prej të cilëve janë në burg.

Banda ka qenë e përfshirë në një shumë përleshje vdekjeprurëse kohëve të fundit në burgje, ku dhjetëra të burgosur janë vrarë brutalisht.

Los Lobos mendohet se ka lidhje me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco me bazë në Meksikë (CJNG), për të cilin trafikon kokainë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?