Zgjedhjet presidenciale në Moldavi, 10 kandidatë në garë! Më 3 nëntor raundi i dytë! BE: Rusia bleu vota që të ndikojë të dyja votimet

21 Tetor, 21:15| Përditesimi: 21 Tetor, 21:25

  • Share

Qytetarët e Moldavisë bënë të qartë dëshirën që kursi politik i vendit të tyre të jetë i linjëzuar me atë të Bashkimit Europian. 

Në referendumin që u mbajt të dielën e 20 tetorit, i cili kërkoi vendimarrjen e drejtpërdrejtë të popullit për ndryshimin ose jo të Kushtetutës dhe përkushtimin për t'u anëtarësuar në BE, mbi 98 për qind të votave të numëruara tregojnë se 50.08 % e votuesve duan anëtarësimin e vendit të tyre në union, ndërsa 49.92 % janë kundër.

Paralelisht me referendumin, Moldavia zhvilloi edhe zgjedhjet presidenciale, ku presidentja aktuale, Maia Sandu mori 42 % të votave, e ndjekur nga ish-prokurori i përgjithshëm Alexandr Stoianoglo me 26 %, duke i hapur rrugën një balotazhi të ashpër me 3 nëntor.

Duhet theksuar se në garë ishin 10 kandidatë për president të Moldavisë.

Në fakt, vullneti pro-europian i qytetarëve të Moldavisë, duket një lloj konfirmimi paraprak i fitores së presidentes Sandu, e cila gjatë mandatit që po mbyll filloi procesin e gjatë të bisedimeve zyrtare të anëtarësimit, me synimin që vendi të bashkohet me bllokun deri në vitin 2030.

Rivali i saj, Stoianoglo, ka thënë se nëse merr pushtetin do të zhvillojë një politikë të jashtme "të ekuilibruar" që përfshin lidhjet me BE-në, Rusinë, Shtetet e Bashkuara.

Presidentja Sandu iu drejtua qytetarëve të Moldavisë, duke thënë se ka "prova të qarta" se ishte synuar blerja e 300,000 votave nga grupet kriminale të mbështetura nga jashtë.

Edhe zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, tha se ka pasur tentativa të shumta nga Rusia për të manipuluar procesin zgjedhor dhe referendumin.

Në referndum morën pjesë më shumë se 1.56 milion votues, ndërkohë që dhjetëra vëzhgues nga disa shtete kanë ndihmuar në monitorimin e votimit të dyfishtë.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Titi: 22/10/2024 08:35

    Kur populli voton kundra perendimoreve e ka manipuluar Rusia , keshtu propagandojne gjithmone keta legenat e perendimot te cilet po i cojne te gjithe shtetet drejt luftes vetem qe mos tju iki komanda nga duart por keto procese ndryshimi asnje nuk mund ti ndaloje sepse perendimoret nuk i ofruan botes ndonje gje te mire vetem vjedhje , korrupsion dhe lufte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?