Donald Trump dhe Kamala Harris

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Aktivistja Thungerg: Trump, më i rrezikshëm se Harris

1 Nëntor, 17:32| Përditesimi: 1 Nëntor, 17:37

  • Share

Aktivistja Greta Thunberg ka konsideruar republikanin Donald Trump më të rrezikshëm se Kamala Harris.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo gjithashtu kritikoi administratën Biden-Harris, për shkak të luftës në Rripin e Gazës.

Aktivistja e klimës nga Suedia tha se ishte “ndoshta e pamundur të mbivlerësohen pasojat që këto zgjedhje specifike do të kenë për botën. Nuk ka dyshim se njëri prej kandidatëve, Trump, është shumë më i rrezikshëm se tjetra”.

 “Por pa marrë parasysh nëse Trump apo Harris fitojnë, SHBA-të një vend i ndërtuar mbi toka të vjedhura dhe gjenocid mbi njerëzit indigjenë, do të jetë ende një fuqi botërore imperialiste, hiper-kapitaliste, e cila në fund do të vazhdojë ta çojë botën më tej në një botë të pabarabartë raciste me një klimë gjithnjë e më të përshkallëzuar – dhe emergjencë mjedisore”, tha ajo.

Mesazhi i 21-vjeçares për Amerikën ishte se “nuk mund të kënaqesh vetëm me opsionin më pak të keq” dhe vuri në dukje krizën e vazhdueshme në Gaza, raporton News sky.

 “Të mos harrojmë se gjenocidi në Palestinë po ndodh nën administratën e Biden dhe Harris”, shtoi ajo.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?