Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ish-ambasadori Nesho: Shanset janë që Trump të fitoj, Harris s'ka eksperiencë! Berishës mund t'i hiqet 'non grata'

23 Korrik, 18:46| Përditesimi: 23 Korrik, 20:50

  • Share

Pas dorëheqjes së presidentit të SHBA Joe Biden nga kandidimi për president, tashmë në garë me Donald Trump do të jetë Kamala Harris.

Por, sa janë shanset e Harris për të fituar përballë Donald Trump në këto zgjedhje?

Për ish- ambasadorin Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Fronltline’ në Report Tv, më shumë shance për të fituar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka Donald Trump.  

Sipas tij, Harris është kritikuar se nuk ka eksperiencë të madhe në politikë dhe s’ka qenë shumë aktive.

“Shanset janë që Trump mund të fitoj dhe në sondazhe në Amerikë thuhet se Trump mund të jetë fitues. Sondazhet janë të pagabueshme sepse njerëzit tregojnë të vërtetën atë që mendojnë. Harris e shohin si një kandidate më të re në moshë, por këto nuk mjaftojnë për të qenë presidente e SHBA. Trump vjen me një doktrinë që ka transformuar Partinë Republikane sepse tani kjo parti është bërë plotësisht partia e Trump. Harris është kritikuar se nuk ka eksperiencë të madhe, ka një veprimtari të vogël në arenën ndërkombëtare dhe s’ka qenë shumë aktive”, tha ai.

Nëse kandidati në garë për president i SHBA Donald Trump vjen në pushtet, ish-ambasadori beson se kreut të PD Sali Berisha do ti hiqet "non grata" që i është vendosur nga SHBA.

"Po patjetër. Kanë të drejtë që ta ndryshojë, sepse ishte diçka e shtyrë nga lobizmi i autoriteteve shqiptare që donin ta nxirrnin atë jashtë loje. Berisha ka shpresa tek ndryshimi i administratës”, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 24/07/2024 00:29

    Ku e keni gjet ket truthare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?