Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, shifrat e sondazheve të fundit të garës Harris-Trump! Avantazhet dhe shtetet kyçe

1 Nëntor, 12:56| Përditesimi: 1 Nëntor, 16:27

  • Share

SHBA- Katër ditë përpara 5 Nëntorit, rezultati për zgjedhjet presidenciale në SHBA duket se do të kuptohet vetëm pas numërimit të votave, për shkak se sondazhe të shumta po pasqyrojnë një garë mjaft të fortë mes Donald Trump dhe Kamala Harris.

Faqja “Real Clear Politics” ka bërë një përmbledhje të disa sondazheve, ku tregohet një garë shumë e ngushtë, sidomos në 7 shtetet kritike.

Harris prin në Uisconsin dhe Michigan me 0.2% dhe 0.4%, avantazh. Trump vazhdon të udhëheqë në Arizona, Nevada, Pensilvani, Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia.

Kryesimi i tij megjithatë është shumë i lehtë. Ai prin me 1 ose nën 1%, në Nevada, Pensilvani dhe Karolinën e Veriut. Trump ka një avantazh relativisht më të madh në Arizona (+2.4%) dhe Xhorxhia (+2.7%).

Shtetet kyçe shihen si thelbësore pasi SHBA nuk i zgjedh drejtpërdrejt presidentët e saj. Së bashku ato i ofrojnë kandidatëve mbi 90 vota elektorale, më shumë se 1 e treta e totalit që zakonisht duhet për t’u bërë president.

Amerikanet ndërkohë, kanë nisur të votojnë masivisht pa pritur ardhjen e datës 5 Nëntor.

Sipas Laboratorit Zgjedhor në Universiteti e Floridës mbi 62 milionë persona kanë votuar me postë ose personalisht deri më tani. Raportohet se votuesit e hershëm janë më shumë demokratë, me një avantazh prej rreth 900 mijë votues më shumë.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?