Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump dhe Biden kritika të forta njëri-tjetrit (VIDEO)

14 Tetor 2020, 09:23| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 13:40

  • Share

Kanë ngelur më pak se tre javë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe të dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë kanë filluar me akuzat, duke synuar kështu të sigurojnë mbështetës në shtetet të cilat besohet se do të përcaktojnë fatin e gartës zgjedhore si në Florida, Ohajo apo Pensilvania. Gjatë takimit në Pensilvani, kandidati republikan Donald Trump, e përqendroi fjalimin e tij duke kritikuar rivalin demokrat, të cilin e cilësoi një djalë të keq. Trump akuzoi Trump se ka braktisur vendin e tij të lindjes, ndërkohë që ai ka bërë të pamundurën dhe e ka shpëtuar atë. Në fjalën e tij a i e theksoi se për të është e paimagjinueshme të humbasë ndaj një kandidati të tillë.

"Partia Demokratike e urren fraksionimin. Ata e urrejnë qymyrin, urrejnë prodhimin e energjisë në familje. Dhe Biden do t'ju mbyllë. Ai dëshiron t'ju mbyllë, ashtu si guvernatori ju ka mbyllur deri tani."- tha Trump. 

Ndonëse ka pak ditë që ka dalë nga spitali pasi ishte infektuar me COVID-19, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh para mbështetës se ndihej si ‘Superman’, i aftë për të mposhtur çdo gjë.

Ndërsa ndalesa e radhës e Joe Biden ishte Florida,  një ditë pas takimit të mbajtur nga Trump, ku ai nuk kurseu kritikat për mënyrën dhe trajtimin që i ka bërë presidenti  votuesve të moshuar  dhe menaxhimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19. Në fjalën e tij Biden theksoi deklaratat e Trump para se Amerika të kalonte shifrën e 200 000 të vdekurve., kur u shpreh se virusi nuk prek praktikisht askënd,  vetëm të moshuarit me zemër dhe probleme të tjera.

Ai po fliste për ju. Me Donald Trump është e thjeshtë. Ju nuk jeni praktikisht askush. Kështu i sheh ai të moshuarit. Nuk është për t'u habitur”, tha kandidati demokrat për president.

Florida është edhe një herë një fushëbeteje në garën presidenciale të 3 nëntorit, pasi Biden ka një epërsi të qëndrueshme në sondazhet e opinionit kombëtar. Një fitore e Biden në Florida do të rrezikonte seriozisht shanset e presidentit për rizgjedhje dhe sondazhet më të fundit tregojnë se demokratët janë përpara me grupet kryesore, veçanërisht të moshuarit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?