Presidenrti i Venezuelës, Nicolas Maduro

Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë/ Karrigia e Maduros në rrezik, kërcënon me 'luftë civile' nëse nuk zgjidhet

28 Korrik, 21:24| Përditesimi: 28 Korrik, 21:29

  • Share

Zgjedhjet presidenciale po zhvillohen sot në Venezuelë , në një atmosferë tensioni të madh dhe një pranie të fortë policore dhe ushtarake, ku kandidatët kryesorë janë kreu i shtetit Nicolas Maduro, i cili paralajmëron se në rast disfate kërcënohet një "banjo gjaku" dhe kandidati i “ndryshimit” Edmundo Gonzales Uroutia.

Rreth 21 nga 30 milionë votuesit e Venezuelës me të drejtë vote po shkojnë drejt qendrave të votimit, të cilat u hapën në orën 06:00 me orën lokale dhe do të mbyllen në orën 18:00 me rezultatet që priten gjatë natës.

Ka dhjetë kandidatë, por në realitet është një garë mes 61-vjeçarit  Maduro , i cili kërkon një mandat të tretë gjashtë-vjeçar, dhe zotit González Urrutia, një diplomat 74-vjeçar, i cili zëvendësoi me nxitim kryetaren e opozitës së djathtë, Maria Corina Machado, pasi kjo e fundit u eliminua nga procesi.

“Deri në fitore, gjithmonë” (Hasta la victoria siempre), i premton qeverisë, lufton “deri në fund”, zotohet opozita.

“Nëse nuk zgjidhem, do të ketë një luftë civile”, paralajmëron Maduro.

Nicolas Maduro, trashëgimtari politik i Hugo Chavez-it me bazë ushtarake dhe i akuzuar për një goditje nga policia ndaj opozitës, ka thënë vazhdimisht se nuk ka ndërmend të dorëzojë pushtetin: do të pasonte kaos.

“E ardhmja e Venezuelës për 50 vitet e ardhshme vendoset më 28 korrik. Sot vendoset nëse në vend do të mbizotërojë paqja apo lufta”, tha Maduro, i cili paralajmëroi për një “banjo gjaku në një luftë civile që mund të shkaktojnë fashistët”.

Një pozicion që shkaktoi “frikë” te presidenti brazilian Lula: veterani i qendrës së majtë komentoi se Nicolas Maduro “duhet të kuptojë se kur fiton qëndron”, por “kur humbet, largohesh”.

Zgjedhjet e sotme "do të jenë pa dyshim shprehja më e rëndësishme demokratike e vullnetit të popullit në vitet e fundit," tha  Gonzalez Urrutia dje, duke u bërë thirrje votuesve "të shkojnë në qendrat e tyre të votimit në fund të ditës dhe të sigurojnë se rezultatet janë të patrukuara”.

Opozita dhe analistët perëndimorë kanë frikë se presidenti Maduro, të cilin opozita shpesh e përshkruan si "diktator", do të kundërshtojë rregullat e lojës.

Rebecca Hanson e Universitetit të Floridës sheh një shpërthim dhune "pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve" pasi ajo e konsideron "të vogël" gjasat që presidenti Maduro të pranojë rezultatin në rast të humbjes së tij.

Çelësi i zhvillimeve politike do të jetë qëndrimi i forcave të sigurisë. “Forcat e Armatosura Kombëtare Bolivariane më mbështesin”, deklaron zoti Maduro. Kundërshtari i tij, zoti González Urrutia, kërkon që gjeneralët "të respektojnë dhe të garantojnë se do të respektohet vullneti sovran" i popullit.

Çfarë tregojnë sondazhet?

Disa sondazhe e çojnë opozitën drejt fitores, por bazuar në llogaritjet e veta, qeveria është e sigurt për fitoren.

"Ka një lëvizje për ndryshim," sipas Luis Salamanca, një profesor universiteti. Në kushte "normale", rezultati i zgjedhjeve do të jetë "një fitore jashtëzakonisht e madhe për opozitën", parashikon ai.

Sondazhet parashikojnë një disfatë për Nicolas Maduro, sipas instituteve të ndryshme ajo nuk do të kalojë 30%, ndërsa opozitën e vlerësojnë me 50 deri 70%.

"Megjithëse zgjedhjet nuk ka gjasa të jenë të lira apo të drejta, qytetarët e Venezuelës kanë mundësinë më të mirë në një dekadë për të zgjedhur qeverinë e tyre," tha Juanita Gubertus nga Human Rights Watch.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?