Pas pretendimeve të Partisë Demokratike se fletët e votimit të diasporës të ardhura nga Greqia janë plotësuar nga një person i vetëm, KAS ka hapur një kuti të qarkut të Beratit.
KAS po shqyrton të gjithë fletët e votimit, për të verifikuar pretendimet e PD. Sot pasdite KAS do të dalë me vendimin nëse do të pranohet kërkësa e PD për pavlefshmëri të rezultatit në qarkun e Beratit ose jo.
PD pretendoi për disa kuti të diasporës që kishin fletë votimi të shenjuara nga e njëjta dorë në proces, duke kërkuar hapjen e tyre. Kështu KAS vendosi hapjen e një kutie.
Lajm në përditësim….
Komente
