Kreu i PSD, Tom Doshi, do kandidojë në qarkun Shkodër

Politikë

Zgjedhjet/ PSD dorëzon LISTËN në KQZ me emrat e kandidatëve për deputetë, Tom Doshi i pari në Shkodër! Kërkon rikthimin në Parlament pas 4 vitesh mungesë

12 Mars, 23:42| Përditesimi: 13 Mars, 00:14

  • Share

Edhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit për të 12 qarqet.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara më 2021, ku ai kandidoi në Tiranë, këtë herë Doshi ka zgjedhur qarkun e Shkodrës, i pari në listë.

Doshi dorëzoi mandatin teksa ishte ende në detyrë të legjislaturës 2017-2021, pak para se KQZ ta shpallte fitues të mandatit të deputetit edhe për legjislaturën e re 2021-2025 për shkak të shpalljes non grata nga SHBA-të.

Doshi rikthehet në garën politike për t’u bërë pjesë e Parlamentit pas 4 vitesh mungesë në seancat plenare.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?