BERAT- Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi zhvilloi mbrëmjen e kësaj të hëne një takim me demokratët e qarkut të Beratit, ku edhe shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu. Gjatë takimit me demokratët beratas Elezi nuk akuzoi vetëm Lulzim Bashën për përçarjen e Partisë Demokratike, por deklaroi se shumë figura të larta në PD-së kanë lidhje të ngushtë me oligarkët dhe në këtë mënyrë po i shërbejnë Edi Ramës.
"Pyetja që më bëjnë të gjithë është pse mora përsipër unë të kandidoj? Ne filluam betejën për disa rregulla bazë në parti pas unë kam kërkuan gjithmonë një parti me rregulla sepse PD-ja,nën drejtimin 8-vjeçar të Lulzim Bashës ishte kthyer nga partia e rregullave bazë në partinë e emërimeve dhe kjo çoi në humbjen e besimit tek demokratët. Unë duhet të isha në garë,jo thjesht për të fituar por edhe për të vazhduar rrugën e nisur në 11 Dhjetor,kur edhe filloi rrëzimi i modelit. Unë kam bërë prezent disa nga gjërat që nuk shkojnë dhe një nga këto dhe më kryesori është "debati" ,që është mjaft i domosdoshëm brenda partisë dhe që çon në vlerësimin e çdo kandidati që zgjidhet. Kam kërkuar që të futet debati si një mjet i domosdoshëm në çdo proces dhe kjo duhet të futet edhe në statutin e partisë. E kundërshtova statusin pasi nuk u publikua një javë para se të votohej dhe kjo i hap rrugë abuzimeve me votën. Nëse do të rrimë në pasivitet do të kemi një kosto shumë të lartë në zgjedhjet e ardhshme. Oligarkia ka kapur ekonominë dhe po e varfëron vendin,po e shpopullon Shqipërinë dhe po krijon frymën vrasëse. Si do e mundësh Ramēn kur nuk thua se këto oligarkë po pastrojnë paratë e krimit? Kjo ndodh pasi një pjesë e drejtuesve të PD-së janë të lidhur me oligarkët dhe në këtë mënyrë po i shërbejnë Edi Ramës", tha ai.
Sipas tij, koalicioni me LSI-së, ishte një mashtrim i madh dhe se bashkimi me të, nuk sjell fitore për demokrattë.
"Koalicioni me LSI-në rezultoi një mashtrim i madh dhe bashkimi me të nuk na garanton fitoren, fitoren ne do ta sigurojmë duke u bashkuar me intelektualē dhe kontingjentin e bizneseve private" ,ka thënë Elezi.
Ibsen Elezi, ish-kreu i PD-së në Kukës do të garojë me ish-kryeministrin Sali Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së në 22 Maj. Elezi kandidoi edhe në zgjedhje për kreun e PD-së në Qershor të viti 2021, por kandidatura e tij u skualifikua nga gara me vendim kryesie.
E di so jeni bo ju ,bjeri me i vrime kavallit.Jeni bere te neveritshem complet,primitiv.Bla bla bla,si grupi Sales,Lulit leshit e preshit.Flisni idiotizma,dhe nuk thoni kryesoren,qe keni mbaru complet..Pd-ja ka shku per lesh,dhe me keq do shkoje ne te ardhmen,eshte cikel i pashmangshem me keto tipa qe keni.Te shpresosh tek Luli,Sala,Jozi, Paloka,Noka etj,primitivitet clasik.
Përgjigju