Foto ilustruese

Politikë

Zgjedhjet/ Qeveria i jep KQZ-së 9,3 mln euro shtesë, i kërkoi për votën e diasporës

11 Mars, 11:18| Përditesimi: 11 Mars, 12:16

  • Share

TIRANË- Pasi shifrat e regjistrimit të diasporës kaluan çdo parashikim, qeveria i plotësoi kërkesën KQZ-së, dhe miratoi fondin shtesë 9.3 milionë euro.

KQZ kishte fond rezervë 5 milionë euro, për të paguar postën për votën për 100 mijë zgjedhës, por deri në përfundim të afatit të aplikimeve që ishte 4 marsi, u regjistruan në total gati 246 mijë shqiptarë të diasporës, më shumë se dyfishi nga çfarë ishte parashikuar.  

Për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, diaspora do të votojë me postë nga vendet ku jetojnë, pa u dashur të jetë fizikisht në Shqipëri.

Në total, fatura e shtetit vetëm për postën me votën vajtje- ardhje, shkon 12.5 mln euro.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?