TIRANË- Pasi shifrat e regjistrimit të diasporës kaluan çdo parashikim, qeveria i plotësoi kërkesën KQZ-së, dhe miratoi fondin shtesë 9.3 milionë euro.
KQZ kishte fond rezervë 5 milionë euro, për të paguar postën për votën për 100 mijë zgjedhës, por deri në përfundim të afatit të aplikimeve që ishte 4 marsi, u regjistruan në total gati 246 mijë shqiptarë të diasporës, më shumë se dyfishi nga çfarë ishte parashikuar.
Për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, diaspora do të votojë me postë nga vendet ku jetojnë, pa u dashur të jetë fizikisht në Shqipëri.
Në total, fatura e shtetit vetëm për postën me votën vajtje- ardhje, shkon 12.5 mln euro.
Komente
