Bota

Zgjedhjet rajonale në Francë, zhgënjen partia e Macron dhe Nacionalistët e Le Pen

21 Qershor 2021, 11:17| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 18:08

  • Share

Partia e drejtuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kundërshtarja e tij Marine Le Pen, kanë zhgënjyer në rezultatet paraprake të raundit të parë të zgjedhjeve rajonale në Francë.

Partia e Macron parashikohet të fitojë më shumë se 10% të votave, mjaftueshëm sa për të marrë pjesë në raundin e dytë fundjavën e ardhshme.

Në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale në Francë, konservatorët kanë dalë deri më tani forca kryesore, duke u ofruar kështu një shans të artë konservatorëve për të mposhtur Macron në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Partia konservatore e ish-presidentit, Sarkozy, Les Republicans me kreun e saj bashkë me kampin konservator-liberal ka marrë 28% të votave.

Partia e Marine Le Pen ka mbetur shumë pas pritshmërive të saj, Rassemblement National arriti të marrë vetëm 19% të votave, duke u renditur e dyta. Populistët kishin shpresa të fitonin në 13 rajone dhe në raundin e parë në zgjedhjet e 2015, e djathta ekstreme doli mirë.

Socialistët arritën të marrin 16% të votave, kurse 13% shkuan për Të Gjelbrit. Pjesëmarrja në këzo zgjedhje 31-34% konsiderohet mjaft e ulët.

Në zgjedhjet e ditës së dielë është votuar ndër të tjera edhe për këshilltarët rajonalë. Rajonet e Francës kanë kompetenca të rëndësishme në fushat e transportit publik, arsimit dhe zhvillimit ekonomik, por edhe në kulturë dhe sektorin social.

Megjithatë përveç zhgënjimit për Macron dhe Le Pen, zgjedhjet treguan se francezët po I largohen përditë e më shumë votimeve, ku më shumë se dy të tretat e votuesve nuk shkuan për të votuar. Gjatë këtyre zgjedhjeve, qytetarët që votuan, shprehën mbështetjen e tyre për krerët lokalë në fuqi gjatë pandemisë.

Këto rezultate mund të pasqyrojnë refuzimin e votuesve për pranimin e një dueli midis Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen për 2022. Një duel i shpallur vazhdimisht nga sondazhet, i përmendur gjerësisht nga media, por që francezët nuk e duan dhe në fund të fundit edhe mund ta refuzojnë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?