Bota

Zgjedhjet Rajonale në Gjermani/Ekstremi i djathtë trondit fortesën e CDU-së (VIDEO)

2 Shtator 2019, 10:28| Përditesimi: 3 Shtator 2019, 07:50

  • Share

Zgjedhjet rajonale në Gjermani kanë surprizuar me rritjen e popullaritetit të ekstremit të djathtë, i cili pavarësisht dhe fatmirësisht, nuk ka arritur të bëhet forca e parë.

Në Brandenburg, socialdemokratët, edhe pse humbën pesë pikë, dolën të parët me 27 përqind, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (Afd) 24 përqind.

Në Saksoni, shumica relative i takoi CDU, me 32.1 përqind, ndërsa Afd 27.5 përqind, Linke 10,4 përqind dhe Të Gjelbrit 8.6 përqind.

Michael Kretschmer i partisë së Merkel, tha se “Ky është mesazhi që vjen nga Saksonia, ku një shumicë madhe e votuesve na besuan për të bërë gjëra positive”

Me numër rekord votash, i ‘këndon’ fitores dhe e djathta ekstreme, e cila me temën e emigracionit dhe atë të mbylljes së minierave të qymyrit, ka arritur të tronditë fortesën e CDU-së.

Klima e pas zgjedhjeve është e ngjashme edhe në Brandenburg, ku përkundër rënies së socialdemokratëve, rritja e ekstremit të djathtë nuk ishte e tillë sa të bëhej forcë e parë.

Përparimi i së djathtës ekstreme në Gjermani, ka shqetësuar opinionit e gjerë publik gjerman. Ata i tremben rritjes së nacionalizmit dhe populizmit. Edhe pse vota, deri tani, i ka mbajtur ata larg pushtetit, ‘shembja e digës’ mund të ndodhë në një kohë jo të largët.

Zhvillimi i Gjermanisë së ribashkuar është shoqëruar herë pas here me kritika e pakënaqësi, kryesisht në pjesën lindore të Gjermanisë.

Shumë gjermanolindorë kritikojnë mënyrën si u bashkua vendi.

Standardi i jetesës, fuqia blerëse dhe pagat mbeten më të ulëta se në pjesën perëndimore.

Migrimi i fuqisë punëtore nga Lindja, ka lënë në stanjacion zhvillimin ekonomik.

Në Saksoni dhe Brandenburg njarëzit ndihen të shpërfillur nga qeveria qëndrore

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?