Kryeministri Edi Rama thotë se qytetarët nuk duhet të votojnë kurrsesi për Sali Berishën ndërsa bëri edhe një “parashikim” të rezultatit që pritet të marrë më 11 Maj. Në përgjigje të një pyetjeje nëse do të marrë 77 deputetë, Rama tha se mund të jenë edhe më shumë se kaq.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se rezultatin do ta shkruajë në lokalin në Kuç si në vitin 2021.
“Pse si, ngaqë ky vend po vdes për bukë, është zero, narkoshtet. Si mund t’i hani këto idiotësira. Ore mos votoni kurrë për mua e PS, por si mund të shkoni pas një të urituri që i fiket llampa tre herë në dit tanimë se edhe mosha bën të veten. Që i ka sjellë këtij vendi halle, rrëmuja e turbullira. Se kuptoj se çfarë kërkoni? Doni më mirë e më shumë është normal. Rrini në shtëpi por të dalësh e të hedhësh votën në kënetë uaa. Do të fitosh 77 deputetë? Nuk e dimë, mund të jenë edhe më shumë. Do ta shkruaj atje te lokali në Kuç ku herën e kaluar kam lënë rezultatin. Do të shkoj prapë dhe do të shkruaj rezultatin më 11 Maj. I keni parë çdo natë celulat e PS. Ne punojmë ditë natë, jemi me njerëzit, komunikojmë. Nuk është këtu populli, sa veta po na ndjekin live.", u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Starmer, vizitë zyrtare në Shqipëri! Nesër gongu zyrtar i fushatës! Do shohim kush zbret e kush bie më 11 maj! ‘Parashikon’ rezultatin: Do e shënoj sërish te lokali në Kuç
Xh.D/I.M/ReportTv.al
