Politikë

Zgjedhjet/ Rama nga Maliqi: Më 11 maj marrim shumicë popullore, t’i themi BE do ulemi në sofër! Vota për kënetën shkon për interesin e një familje

19 Prill, 11:40| Përditesimi: 19 Prill, 14:25

  • Share

MALIQ- Në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryesocialisti Edi Rama u ndal në një takim me qytetarë në Maliq. Mesazhin e ka të qartë për të gjithë shqiptarët, duke kërkuar votën përtej të majtës e së djathtës.

Kryetari i PS e konsideron 11 majin një moment historik, duke thënë se nga kutitë e votimit nuk duhet të nxjerrin thjeshtë një fitore aritmetike, por edhe një shumicë popullore për t’i dhënë mesazhin BE se zonja Shqipëri kërkon të ulet në sofrën e përbashkët.

“E kemi bërë si zakon që takimin e parë në çdo vrap drejt finisht ta bëjmë në Maliq për të marrë energjinë e madhe pozitive që ka në këtë stacion dhe në këtë bastion të palëkundur të PS. Sot unë kam ardhur këtu për të folur për një punë shumë të madhe, shumë të veçantë, që një individ dhe populli i bie rrallë herë që t’i kryejë dhe kjo është puna e madhe e 11 majit që përtej tifozllikut partiak, na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë dhe duke u bashkuar t’i japim një mbështetje shumë të fuqishme negociatave me Bashkimin Europian.

Na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë dhe t’i japim një mesazh shumë të qartë të gjithë vendeve të Europës, duke nxjerrë nga kutitë e votimit një shumicë popullore që i thotë Europës, duam të ulemi tani në sofrën e përbashkët të BE. Ka edhe dy vite kohë, kini parasysh që negociatat zhvillohen mes dy palësh, janë rreth 1 mijë vetë nga ana jonë, 1 mijë vetë nga ana e tyre që merren me negociatat për të kuptuar se çfarë lloj volumi pune është”, tha Rama.

Votën për kundërshtarët poltikë, e sheh si një votë për interesin e vetëm të familjes së kënetës, siç ai e quan Sali Berishën.

“Kjo është një zgjedhje midis interesit të mbarë një populli, dhe hallit të një njeriu të vetëm. Zgjedhja është kundër së mirës së madhe të përbashkët të gjithë këtij kombi dhe interesit të një familje të vetme. Zgjedhja është midis Shqipërisë 2030, në Bashkimin Europian, zonjë në Europë, dhe kënetës dhe bufit të saj për ta kthyer Shqipërinë atje ku ajo përfundon kur është në ato duar",-tha Rama.

Ora 12:12
Rama iu përgjigjet deputetëve demokratëve: Ai që thotë s’jam çyryk, vetëm çyryk është! Nuk na mundini dot, e keni të kotë

 

Kreu i PS, Edi Rama gjatë një takimi me qytetarë në Maliq iu përgjigj deputetëve demokratë, të cilët kanë reaguar pas frazës së tij se burrat janë çyryk.

“Më tregonin një video, një deputet i kënetës. Një fidel, hajde mendje hajde, hajde muhabete hajde, hajde çyryk hajde. Po kur thonë, Rama ofendon burrat se i quan çyryk. Unë them kështu, PS nuk mundet dot. Është e kotë sepse e mbështesin 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë, ndërkohë që tek  Ngrihen deputetët dhe bëjnë statuse, ne nuk jemi çyryk. Ai që thotë s’jam çyryk, vetëm çyryk është. Burrat gjysmën e trurit e kanë me ujë, ujë kënete. Por ne e kemi të thjeshtë llogarinë, shumicë e grave, shumicën e të rinjve, gjysmën e burrave dhe ne jemi yhy ku e ku”, tha Rama.

Ora 11:55
Rama në Maliq: 11 maji, zgjedhje mes interesit të një familje të vetme dhe Shqipërisë në BE brenda 2030

 

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë një takim me qytetarë të Maliqit, ku ndër të tjera, theksoi se zgjedhjet e 11 majit nuk janë thjeshtë zgjedhje për forcave politike, por zgjedhje mes interesit të një familje të vetme, duke iu referuar Sali Berishës dhe familjes dhe tij, dhe vizionit për Shqipërinë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

"S’ka asnjë dyshim që askënd që shikon me sytë e vet, dëgjon me veshët e vet dhe mendon me kokën e vet, që qëllimi i kënetës nuk ka lidhje me qëllimin e madh të përbashkët të këtij populli. Kjo është një zgjedhje midis interesit të mbarë një populli, dhe hallit të një njeriu të vetëm. Zgjedhja është kundër së mirës së madhe të përbashkët të gjithë këtij kombi dhe interesit të një familje të vetme. Zgjedhja është midis Shqipërisë 2030, në Bashkimin Europian, zonjë në Europë, dhe kënetës dhe bufit të saj për ta kthyer Shqipërinë atje ku ajo përfundon kur është në ato duar",-tha Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • maksi: 19/04/2025 15:41

    THYJANI HUNDEN KETIJ HAJDUTI ORDINER...VOTEN PER PARTITE E REJA....

    Përgjigju
  • goni: 19/04/2025 15:25

    KU I KE SHOKET RAME,,,NOC RROKUN DO MARRESH NE 11 MAJ....TE DOLI BOJA....E KE LENE TIRANEN PA INCENERATOR,,,,SEPSE I VODHE 130.MILION EURO....DO DHE VOTA EEEEE.....

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 19/04/2025 12:37

    TURP! Me emertimin "e bukur", "çyryk", ke OFENDUAR te gjithe burrat e SHQIPERISE! Tamam si ne kohen e famekeqes Parti e Punes, ku çdokush qe nuk ishte "i Partse", persekutohej! TURP!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?