Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës gjatë ditës së sotme.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai tha se votimi është detyrë qytetare dhe patriotike.
“Jemi live nga komanda e përgjithshme ku mblidhen të dhënat e ecurisë së procesit dhe përfitoj nga rasti t’ju them të gjithëve që s’kanë shkuar ende të votojnë, që të shkojnë dhe të votojnë. Është e domosdoshme që vota të hidhet dhe të numërohet. Ti që mund të votosh, të mos mungosh është një detyrë qytetare, shoqërore dhe patriotike. Votoni me qetësi, me pak durim dhe sipas bindjeve tuaja”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Votojnë krerët e shtetit dhe socialistët! Rama e Spiropali: Sot fjala e popullit! Begaj: Të plotësohen standardet më të mira! Veliaj voton në paraburgimin e Durrësit
S.B/E.H/ReportTv.al
