Foto ilustruese

Politikë

Zgjedhjet/ Regjistrohen rreth 104 mijë emigrantë, kryesojnë ata nga Italia e Greqia

8 Shkurt, 15:39| Përditesimi: 8 Shkurt, 15:40

  • Share

Kjo e shtunë çoi në rreth 104 mijë, numrin e emigrantëve të regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e 11 majit. 

Shifrat e pasqyruara në kohë reale që prej fillimit të procesit nga KQZ tregojnë se shumica dërrmuese, gati 100 mijë e kërkesave për regjistrim ka ardhur nga emigrantët e Italisë dhe Greqisë ndërsa numër të lartë kërkesash ka edhe nga diaspora në Gjermani, Britani e Shtetet dhe Bashkuara të Amerikës.

Numri më i madh i tyre janë zgjedhës që i përkasin qarkut të Tiranës, Fierit, Durrësit e Korçës, aty ku vota e diasporës mund të ndikojë shpërndarjen e mandateve.

Diaspora ka kohë deri më 4 mars për t’u regjistruar dhe deri në këtë periudhë e gjithë energjia e politikës është përqendruar me takime jashtë vendit. Këtë javë pritet që Kuvendi t’i japë dritën jeshile edhe ndryshimeve në kod, që do të lejojë që posta të paguhet e gjitha nga shteti shqiptar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?