Mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ

Politikë

Zgjedhjet/ Rrëzohet nga Komisioni Rregullator iniciativa e PD që të votojnë edhe emigrantët pa ID biometrike shqiptare

26 Shkurt, 12:39| Përditesimi: 26 Shkurt, 12:41

  • Share

TIRANË - Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë edhe ata emigrantë shqiptarë që nuk kanë një mjet identifikimi apo pasaportë biometrike shqiptare.

PD propozoi  që emigrantët shqiptarë të mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025 edhe me dokumente identifikimi të lëshuara nga vendet ku jetojnë, si pasaporta ose letërnjoftimi të huaja.

Kjo gjë u kërkua me forcë edhe nga Sali Berisha, madje duke e vënë si kusht themelor që të votohen ndryshimet në Kodin zgjedhor në parlament.

Por diçka e tillë u hodh sot poshtë nga Komisioni Rregullator në KQZ me 3 vota kundër dhe 2 pro.

Lajmi ne perditesim...

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?