Sekretarja për Mardhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja, apeloi sot (17 prill) gjatë një deklarate elektorale për mediat, në kuadër edhe të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, që të votohej për PL dhe për kryetarin Ilir Metaj, i cili kandidon në listën e hapur të Tiranës dhe ndodhet i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe GJKKO për tre vepra penale.
Ajo akuzoi qeverisjen socialiste për dështimet dhe mosrealizimin e premtimeve prej tyre në arsim, shëndetësi, rroga, pensione, investime, bujqësi dhe industri.
“Për t’i dhënë fund keqqeverisjes, ju ftoj të votojmë për Aleancën për Shqipërinë Madhështore, numrin 1 dhe për Ilir Metaj”, tha ajo ndër të tjera.
Deklarata e plotë e Arla Merjas:
“Të nderuar qytetarë!
Sot në Shqipëri mund të themi me plot gojë që një nga sistemet më të rëndësishme, siç është ajo e arsimit, është totalisht i dështuar.
Papunësia e lartë, arsimi jo cilësor, presioni i shtuar dhe premtimet e pambajtura kane detyruar te rinj e te reja te largohen nga vendi yne.
Te rinjve
U premtua financim i buxhetit per arsimin 5 % i PBB
NUK U REALIZUA
Karta e studentit nuk ja doli kurre te behej realitet.
U premtuan 28 mije m2 kampus universitar.
NUK U REALIZUA
Në vitin 2018 nëpërmjet Paktit për Universitetin u premtuan godina multifunksionale, të cilat brenda tre vitesh do të dyfishonin numrin e studentëve të akomoduar në konvikte.
NUK U REALIZUA
U premtua heqja e mesimit me dy turne.
NUK U REALIZUA
U premtua pakoja e madhe per studentet
NUK U REALIZUA
U premtuan bursa per deget prioritare
NUK U REALIZUA
U premtuan biblioteka digjitale
NUK U REALIZUA
E shume e shume te tjera
Nuk është thjesht për të ardhur keq! Është për të vajtuar! Sepse të rinjtë që po ikin përditë nga ky vend është e vështirë të kthehen më.
Ndaj, per te ndaluar kete situate dramatike dhe per t’i rikthyer shpresen të rinjve, më 11 Maj ata do të votojnë masivisht për programin “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore që ndalon shpopullimin, mbështet të rinjtë dhe familjet e reja dhe e shndërron vendin në nje fuqi prodhuese dhe eksportuese ne rajon.
Programi i Shqipërisë Madhështore synon:
• Të zgjerojë mbështetjen financiare për studentët e ekselencës.
-Për të rinjtë nën 30 vjeç, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.
-Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.
-Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.
-Për vajzat dhe gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.
-Do mbështesim sistemin e praktikantëve pranë kompanive vendase dhe të huaja
-Do të përmirësojmë aftësitë digjitale të të rinjve nëpërmjet përdorimit me të avancuar të TIK.
-Do të përgjysmojmë shpenzimet e studentëve duke ulur tarifat e studimit. Të garantojë një paketë që siguron uljen e kostos së jetesës së studentëve ku përfshihen banimi, ushqimi, transporti e mjetet mësimore.
-Do të përfshijmë praktikat e detyruara të punës në Bachelor dhe Master.
-Do të masivizojmë programin “Mëso dhe Fito”, duke rritur numrin e shkollave profesionale.
-Do të realizojmë prokurim të laboratorëve të biznesit privat dhe infrastrukturën shtetërore për trajnimin praktik të shkollave dhe universiteteve.
-Do të forcojmë kërkimin shkencor dhe inovacionin nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve njerëzore, rinovimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të Legjislacionit.
-Ngritje e sistemit të kërkimit shkencor dhe inovacionit në nivelin e financimit buxhetor në mesataren e BE-së.
-Do të përmirësojmë cilësisht sistemin e këshillimit të karrierës.
-Do të kthejmë sportin si një aspekt të rëndësishëm të kurrikulës shkollore. Të rrisë vlerën e sportit në kreditet akademike.
• Programe intensive për hyrjen e të rinjve në tregun e punës – Garancia për të rinjtë – Programi “Youth Guarantee”
Te dashur te rinj e te reja, e ardhmja eshte ne duart tona. Ndaj per ti dhene fund keqqeverisjes e per te rikthyer shpresen, me 11 Maj votojme ndryshimin.
Votojme numrin 1 , Aleancen Per Shqiperine Madheshtore.
Votojme ILIR METAJ!”
Komente

Meta apo MetaJ ... te dy m...t e ma m...666
Përgjigju