Ministri Ervin Hoxha dhe Pandeli Majko

Politikë

Zgjedhjet/ Majkos i besohet fushata në Kavajë, bastioni blu i Berishës! Ministri Hoxha në njësinë numër 1 në Tiranë

13 Janar, 11:30| Përditesimi: 13 Janar, 13:08

  • Share

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj bëjnë me dije se kryesocialsiti Rama i ka besuar Hoxhës angazhimin në njësinë numër 1 në kryeqytet, duke zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit në mbledhjen e kaluar të Kryesisë së PS u emërua drejtues politik në qarkun e Kukësit.

Ndërkohë, nga Kukësi u largua si drejtues politik Pandeli i Majko, i cili po do të angazhohet në Kavajë, një qytet bastion i së djathtës. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe Rama ka zgjedhur që të përqëndrojë forcat në Tiranë, i cili prodhon numrin më të lartë të mandateve, konkretisht 37.

Drejtuesi politik i këtij qarku është Veliaj, ndërsa në terren do të angazhohen po ashtu edhe ministret Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu, Delina Ibrahmiaj, si edhe Elisa Spiropali, Pandeli Majko e Ervin Hoxha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faiku: 13/01/2025 14:44

    Ehhhh mor Vin rrila sa do vuash ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?