Politikë

Zgjedhjet/ Shefi i OSBE-ODIHR mesazh partive politike: Klima e polarizuar! Në media mungesë debatesh mes kandidatëve

12 Maj, 15:43| Përditesimi: 12 Maj, 17:18

  • Share

Lamberto Zannier, shefi i misionit të OSBE-ODIHR dha një mesazh për partitë politike.

"Mënyra se si ne operojmë është që ne nuk bëjmë një vlerësim të përgjithshëm në raport me standardet ndërkombëtare. Shohim aspekte të ndryshme të zgjedhjeve, si u zhvillua fushata, rolin e medias, ju do ta shihini që nuk është një situatë bardh e zi, ka disa hije, nuanca, ka fusha ku standardet janë më të larta, ka fusha që ka nevojë për përmirësim. Kjo sa i përket standardeve. Këshilla për partitë politike, është kjo, që të angazhohen në mirëbesim, ajo çfarë unë shoh kur vi në Shqipëri, në momentin që flet në politikë ka një lloj polarizimi shumë të fortë. Është e rëndësishme që në një moment të distancohesh pak, të pranosh, pak...edhe në media pashë mungesë debatesh mes kandidatëve, që në fund përkthehet në informacion të pamjaftueshëm për zgjedhësit. Kontribuon për një klimë më të mirë", tha Zannier. 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ OSBE-ODIHR: Transparente dhe konkurruese! Puna e SPAK për krimet zgjedhore, efekt parandalues! Vota e diasporës, hap i rëndësishëm


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?