Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ

Politikë

Zgjedhjet/ Regjistrohen 49 parti në KQZ! Basha ngel 'pezull', Celibashi: Afat deri të hënën, dua me vendim të formës së prerë për kryetarin e partisë së re

26 Shkurt, 14:23| Përditesimi: 26 Shkurt, 16:17

  • Share

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi këtë të mërkurë edhe 10 parti të tjera, duke e çuar në 49 numrin e selive që garojnë në 11 maj. Lulzim Bashës i dolën sërish probleme në regjistrimin e Koalicionit EuroAtlantik.

KQZ: Endri Hasa ka paraqitur vendim jo të formës së prerë, si kryetar.

Përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik: E kemi të pamundur të sjellim vendim të formës së prerë. Na prisni deri të hënën. Afatet u përshpejtuan dhe ne kemi nevojë për kohë.

Celibashi: Ju pres të hënën, dua vërtetim nga regjistri i partive për ndryshimet e bëra

Edhe grekët e Partisë Mega, janë në një konflikt ky dy kryetarë zihen për këtë parti. Për të dy, Celibashi do të vendosë të hënën, pasi më 3 mars përfundon dhe afati i partive për tu grupuar në koalicione.

Në KQZ, dështoi përpjeka e PD, që përmes komisionit rregullator të lejohej votimi i atyre shqiptarëve në emigracion që nuk kanë asnjë dokument shqiptar biometrik, por kanë pasaporta të huaja.

Nga 232 mijë zgjedhës që kanë bërë kërkesë për regjistrim, KQZ ka pranuar 187 mijë, dhe ka refuzuar mbi 40 mijë. Mbi 5 mijë të tjera janë duke u shqyrtuar komisioni.  Aplikimet janë të hapura edhe 6 ditë, deri të martën e 4 marsit.

Lista e 49 partive të regjistruara Në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit:
-Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
-Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi
-“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me Kryetar Rivelino Çuno
-“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
-“Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
-Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
- Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”, me kryetar Selami Jenishehri
-Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
-Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
-Partia “Djathtas 1912”, me kryetar Rezart Kthupi
-“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
-“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
-“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
-Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
-Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
-“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
-Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
-“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
-“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
-“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
-“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
-“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
-“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
-“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
-“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
-“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
-“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule 
-Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
-Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
-Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
-Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
-“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
-“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
-“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
-“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
-“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
-Partia “Drejtësi  Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
-“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
-“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
-“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
-Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
-Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
-Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
-Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
-Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
-Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
-Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 26/02/2025 18:15

    Qesharak dhe karagjoza.

    Përgjigju
  • tani: 26/02/2025 15:14

    MJAFT ME GJITH KETO PARTI. SI MUND TI LEJONI GJYKATA DHE KQZ QE TE REGJISTROHEN KETO PARTI PA I VEREIFIKUAR FIMRAT E MBLEDHURA TE GJITHE DINE QE 80% E TYRE SKANE ELEKTRORAT DHE AS ATA VETE NUK VOTOJNE PER PARTINE E TYRE SE E DINE QE ESHTE VOTE E CUAR DEM MJAFT LEJUAT LEKET E TAKSAVE TE POPULLIT PER TI SHPERNDARE KETYRE HIJENAVE NE KURRIZ TE DEMOKRACISE MJAFT!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?