Nga mitingu i 'Nisma Shqipëria Bëhet', në Elbasan

Politikë

Zgjedhjet/ 'Shqipëria Bëhet' prezanton kandidatët në Elbasan, Lapaj: Rama nuk e ka shumicën! Shabani: Të dyja palët janë pjesë e pazareve

22 Prill, 15:37| Përditesimi: 22 Prill, 15:40

  • Share

Fushata elektorale e partive ka hyrë në fazën finale.

Elbasani ishte dhe ndalesa e radhës e koalicionit të të rinjve "Nisma Shqipëria Bëhet", ku qindra qytetarë iu bashkuan ftesës për një bashkëbisedim.

Në aktivitetin ku u prezantuan edhe kandidatët për këtë qark, kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tha se “Rama i ka fituar zgjedhjet, sepse në 10 veta, 8 nga ne e kanë lejuar të na marrë peng”.

“Qeveria aktuale ka marrë në zgjedhjet e kaluara vetëm 48 për qind të atyre që votuan, por ndërkohë mori 52 % të mandateve, duke marrë pushtetin pa i pasur votat e shumicës së atyre që votuan. Në raport me popullsinë ka marrë vetëm 21.7 % të votave të shqiptarëve”, tha Lapaj.

Ndërsa Endrit Shabani, kryetar i Nismës Thurje, në fjalën e tij theksoi kontrastin mes Elbasanit të qytetarëve dhe atij sesi e shohin dhe e kanë trajtuar pushtetarët e tranzicionit. Ai u bëri thirrje të pranishmëve që të votojnë numrin 6 në fletën e 11 Majit, si e vetmja garanci për dinjitet.

"Kur mendoj për Elbasanin automatikisht mendoj për Normalen e Elbasanit, për Kongresin e Elbasanit ku u hodhën themelet e shteti shqiptar. Mendoj për Metalurgjikun që për shumë vite ka qenë krenaria e teknologjisë në Shqipëri. Fatkeqësisht këta kur flasin sot për Elbasanin, flasin për banda, për grupe kriminale, për Metalurgjikun që një gërmadhë që ndot dhe s'kanë as guximin ta denoncojnë sepse të dyja palët janë bërë pjesë e pazareve. Ne kemi lejuar të na marrin paratë dhe pronat, por ka ardhur dita që të mos i lejojmë të na marrin krenarinë", tha Endri Shabani.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?