Kronikë

Zgjedhjet, shtohen masat në kufirin me Greqinë! Merkaj: Kemi informacion për elementë kriminalë

23 Prill 2021, 09:45| Përditesimi: 23 Prill 2021, 10:02

  • Share

Persona me precedentë kriminalë mund të shfrytëzojnë kufijtë tokësorë për të hyrë dhe dalë nga Greqia, për këtë arsye janë shtuar masat në dy doganat Kakavijë dhe Kapshticë.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Kufirit, Eduard Merkaj, i cili gjatë një vizite në Kakavijë deklaroi se kufiri i gjelbër shihet si me risk nga policia kufitare.

"Këtu u pa kryesisht pika e hyrjes në Kakavijë dhe një tablo për kufirin e gjelbër është një nga pjesët më me risk për kontrollin pasi elementë të ndryshëm me vepra penale mund të kryejnë vepra penale pasi policia do jetë në qendrat e votimit që do marrin në ruajtje qendrat e votimit. o më larg se dje në raportin ditor për Korçën dhe Gjirokastrën ku operon dhe FRONTEX ka pasur disa persona të shpallur në kërkim në PKK dhe kufirin e gjelbër. Gjithashtu kemi pasur shërbime të përforcuara sepse shtetas të ndryshëm mendojnë se policia nuk do të jetë e vëmendshme dhe mund të kryejnë kalime të paligjshme", tha ai.

Sa i përket masave të reja për parandalimin e Covid-19,  Merkaj tha se policia ka vepruar në bazë të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë. Prej datës 19 Prill të gjithë personat që kanë hyrë në pikat kufitare kanë plotësuar formularin për vetëkarantimin.

"Dua t'ju them njoftimi i të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në Shqipëri është bërë prej jush në datë 19 nga komiteti teknik drejtori i policisë ka dërguar telegram që në bazë të procedurave të marrin detyrimet e tyre. Është e parashikuar qartë në kontrollin e shtetasve për t'ju plotësuar një formular për veprimet është përgjegjësi e tyre për vetëkarantinim", vijoi Merkaj.

Propozimi i dhënë është shoqëruar me urdhrin e ministrin e shëndetësisë urdhri i cili na ka ardhur më këtë datë më 19 prill ka hyrë në fuqi se na ka ardhur zyrtarisht ka përgatitur telegram që departamentit dhe drejtorisë për të marrë detyrimet.

Komiteti i ekspertëve duke parë shtimin e rasteve me COVID-19 në rajon vendosi që çdo qytetar që vjen nga Greqia dhe Maqedonia do të qëndrojë në karantinë dy javë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?