Tom Doshi, kreu i Partisë Socialdemokrate

Politikë

Zgjedhjet/ Socialdemokratëve të Tom Doshit i ‘firojnë’ 2 kandidatë për deputetë në Lezhë, dorëhiqen Stojani e Trokthi! Shkon në 17 numri i të tërhequrve

14 Prill, 18:02| Përditesimi: 14 Prill, 19:00

  • Share

Ndërsa partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, nuk mungojnë lajmet për dorëheqje kandidatësh apo largime nga një parti tek tjetra.

Deri tani numërohen të paktën 17 kandidatë të dorëhequr, që kanë dorëzuar kërkesat e tyre në KQ.

Dy nga kandidatët më të fundit të tërhequr janë ata të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, për qarkun e Lezhës.

Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Dy kandidatët e listës së hapur të partisë së Doshit kanë dorëzuar në KQZ dorëheqjet e tyre.

“Për shkak të pamundësisë aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore, paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi”, shkruhet në tekstin e dokumentit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga secili prej tyre.

Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani ishin 2 nga 7 kandidatët e listës së hapur të PSD-së në Lezhë. Pavarësisht dorëheqjes, emrat e tyre do të vijojnë të mbeten në fletën e votimit, që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit në këtë qark.

Dorëheqja e Etmond Stojanit në KQZ

Dorëheqja e Leonard Trokthit, e dorëzuar në KQZ

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?