Sot kanë mbërritur 13 mijë vota nga diaspora në KQZ. Në total, kanë mbërritur 149 009 zarfe me votat e votuesve nga jashtë. Një ditë më parë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se 21 mijë zarfe nuk kanë shkuar ende në adresën e zgjedhësve nga kompania postare. Nga këto, 11 mijë nuk janë dorëzuar për shkak të adresës së pasaktë, ndërsa 10 mijë rastet e tjera votuesit s'i kanë tërhequr.
Problematikat kryesore janë raportuar në Greqi. Sipas të dhënave në KQZ, 25 375 vota kanë mbërritur nga Greqia nga 68 380 në total. Për këto problematika me votën e diasporës, kanë dorëzuar ankesa edhe partitë politike. Sot, PD depozitoi edhe një shkresë, ku kërkonte audit për Greqinë dhe Italinë.
Greqi 25,375 ose 10.3%
Gjermani 18,536 ose 7.5%
Shtetet e Bashkuara te Amerikës 14,772 ose 6.0%
Mbretëria e Bashkuar 10,150 ose 4.1%
Franca 3,429 ose 1.4%
Kanada 2,628 ose 1.1%
Fier 19,059 ose 7.7%
Durrës 17,269 ose 7.0%
Elbasan 14,146 ose 5.8%
Shkodër 11,179 ose 4.5%
Vlorë 10,743 ose 4.4%
Korçë 10,549 ose 4.3%
Lezhë 9,115 ose 3.7%
Berat 8,976 ose 3.6%
Dibër 6,363 ose 2.6%
Gjirokastër 4,134 ose 1.7%
Kukës 2,493 ose 1.0%
Komente
