Bardh Spahia, gjatë takimit elektoral në Shkodër

Politikë

Zgjedhjet/ Spahia: Më 11 maj do të jetë një fillim i ri për Shkodrën dhe Shqipërinë! Mos u përkulni

7 Maj, 12:03| Përditesimi: 7 Maj, 12:40

  • Share

Partia Demokratike kavijuar fushatën e saj elektorale në qarkun e Shkodrës, për zgjedhjet e 11 majit, bashkë me aleatët e ADSHM-së.

Kandidati Bardh Spahia, ish-kryebashkiak i qytetit, zhvilloi takim me banorët e rajonit nr. 3.

“Përtej dhunës e presionit, shkodranët kanë zgjedhur të mos përkulen, por të mbrojnë parimet e vlerat, duke mbështetur partinë demokratike për zgjedhjet e 11 Majit. Dëshmi e frymës së fitores ishte edhe takimi në rajonin nr.3”, shprehet kandidati demokrat Bardh Spahia, pas takimit me banorë të shumtë të kësaj zone.

Ai vuri theksin tek braktisja që qeveria i ka bërë Shkodrës, duke u shprehur se tani i pret një fillim i ri.

“Më 11 Maj do të jetë një fillim i ri për Shkodrën e Shqipërinë”, vijoi demokrati.

Ai i ftoi qytetarët masivisht të votojnë nr.1, edhe ata socialistë të zhgënjyer nga keqqeverisja 12-vjeçare e Edi Ramës.

“4 ditët e mbetura deri në zgjedhjet e së dielës të 11 Majit, duhet të na shërbejnë për të punuar edhe më shumë me çdo qytetar, që t’i drejtohen kutive të votimit duke mbështetur programin e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, ishte ftesa që ju bëri kandidati Bardh Spahia të pranishëmve.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?